Home / Lajme / Maqedoni / Çerdhet e Tetovës me kushte të vështira (VIDEO)

Çerdhet e Tetovës me kushte të vështira (VIDEO)

Tetovë, 11 Tetor – Me ardhjen e sezonit për ngrohje çerdhja “Rinia” në Tetovë po përballet me mungesë të kushteve për ngrohje. Deri në lëshimin e nxemjes qendrore në këto çerdhe janë duke u përdorur nxemjet elektrike për fëmijët.

Mungesa e nxemjes qendrore është për shkak të defekteve në sistemin e ngrohjes kurse nga udhëheqësia premtojnë se ditën e hënë do të lëshohet në përdorim nxemja qendrore dhe fëmijët nuk do të rijnë në ftohtë. “Ka pasur defekte në sistemin e ngrohjes edhe është punuar gjatë gjithë kohës që të njejtat defekte të sanohen. Për këtë ka pasur edhe mungesë të ngrohjes, por fëmijët normalisht se nuk kanë qëndruar në të ftohtë në ambientet e çerdheve.Sepse, janë siguruar ngrohëse elektrike gjatë ditëve të kaluara kurse tenderi për furnizim me naftë është mbyllur dhe presim që të hënën të fillojmë të ngrohim çerdhet nga nxemja qendrore”, tha Ramije Dauti, drejtoreshë e çerdhes “Rinia” në Tetovë.Pikërisht për shkak të kushteve të vështira me të cilët përballen çerdhet në Tetovë, këshilltarët kanë debatuar në seancën e fundit të këshillit duke kërkuar që të krijohen kushte për fëmijët të cilët qëndrojnë në çerdhe. Këshilltarët kërkuan që të meren masa urgjente që të përmirësohen ambientet e çerdheve në Tetovë, ndërsa raporti i dorëzuar nga drejtoresha është mirtuar. “Në seancën e katërt të këshillit u bisedua për raportin që e dhamë ne si institucion icili edhe u miratua nga këshilltarët. Kishte vërejtje se kushtet e çerdhes janë ato që i dijmë me vite , por po punohet në atë drejtim. Në dhjetor do të riparohet kuzhina e çerdhes, e cila do të bëhet nga mjetet vetanake të çerdhes. Kemi përkrahje nga komuna e Tetovës që do të riparoj një pjesë të objekteve sepse rrjedhin çatitë e çerdhes dhe kryesisht do të punohet tek cerdhja e vjetër. Gjithashtu presim që ta fitojmë projektin e “forume në bashkësi “që të riparohet objekti i çerdhes tek qendra sportive” deklaroi drejtoresha Dauti.Ndryshe, në çerdhet e Tetovës, gjithsej këtë vit janë pranuar 650 fëmijë kurse 60 janë në çerdhet e disperzuara nëpër komuna të tjera. Në listë të pritjes janë edhe 200 fëmijë të tjerë, të cilët presin të lirohen vende, kurse nga çerdhja Rinia, bëjnë të ditur se pranimi i fëmijëve bëhet pa ndërprerë atëherë kur lirohen vende. Në Tetovë gjithësej janë 5 çerdhe të fëmijëve ndërsa tash janë formuarë edhe gjashtë grupe nëpër fshatra si në një në Jegunovcë me 22 fëmijë, në Nerasht me 14 fëmijë, në Falisht me 22 fëmijë ,Reçicë me 28 fëmijë dhe një Xhepçishtë me 25 fëmijë.Drejtoresha Dauti, është shprehur optimiste se po bëhen përpjekje që të sigurohen gjithnjë e më shumë kushte që fëmijët të kenë ambiente më të mira gjatë qëndrimit në çerdhet në Tetovë dhe më gjërë.

Gjithashtu lexo

Lojtarët e Fenerbahçes vizitojnë Spitalin “Istanbul Medica”

Në zyrat e spitalit Istnabul Medica në Shkup sot kanë qëndruar për vizitë përfaqësues të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *