Home / Sport / Champions, Milan-Barça, duel rikuperimesh

Champions, Milan-Barça, duel rikuperimesh

Mario Balotelli përfshihet në 20 lojtarët e grumbulluar nga Allegri për sfidën e Champions League mes Milanit dhe Barcelonës.

“SuperMario” ka lënë pas problemet muskulare, që nuk e lejuan të luante ndaj Udinezes, ndërkohë që sulmuesi ka zhvilluar të gjithë stërvitjen normalisht me grupin në Milanello.

Megjithatë, ndaj “blaugrana”-ve duket se do ta nisë nga pankina, teksa rriten më shumë mundësitë për të parë Kakà në fushë nga minuta e parë e takimit. Balotelli pritet të përdoret gjatë minutave në vazhdim, ndërsa surprizë mund të konsiderohet dyshja sulmuese Robinho-Birsa, nëse formacioni i mundshëm do të rezultojë ai përfundimtari.

Ndryshimet e tjera prekin portën dhe mesfushën, respektivisht Amelia në vend të Gabriel dhe De Jong në vend të Polit.

Allegri: Të përsërisim ndeshjen e vitit të kaluar

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Allegri është shfaqur optimist, teksa objektivi mbetet “përsëritja e ndeshjes së vitit të kaluar, 2-0 në ‘San Siro’, edhe pse katalanasit janë përmirësuar edhe më shumë me afrimin e Neymar, ndaj dhe do të jetë një ndeshje e vështirë”.

“Kalimi i grupit nuk është dhe aq i lehtë, ndaj dhe do të përpiqemi të marrim një rezultat pozitiv me Barçën. Tashmë na nevojitet vazhdimësia, pasi po aq e rëndësishme do të jetë edhe sfida me Parmën, të dielën, për kampionatin”.

“Ata janë favoritë në letër, ndërsa ne jemi një skuadër që po rritemi vazhdimisht. Vjet treguam se mund t’i vëmë në vështirësi, edhe pse është e vështirë ne kemi besim se mund t’ia dalim. Të luash me Barcelonës është gjithnjë sfidë tërheqëse, por ata vazhdojnë të jenë ekipi më i fortë në qarkullim”.

“Futbolli është një lojë skuadre, nëse nuk luajmë të gjithë bashkë atëherë do të humbasim. Vitin e kaluar dolëm të tretët falë shpirtit të sakrificës. Duhet të luajmë mirë në mbrojtje me të gjithë lojtarët në dispozicion, sidomos në kampionat ku kemi pësuar shumë gola”.

Martino i frikësohet Balotelli-t, por në fushë do të ketë Messi-n

Ndërkohë, “Tata” Martino është gati për ndeshjen ndaj Milanit, teksa mund të bëjë llogaritë edhe me Lionel Messi-n në fushë. “Besoj se do të jetë gati, gjithmonë i grumbulloj lojtarët kur janë mirë dhe mund të luajnë, këtë gjë bëra edhe me Puyol në kampionat”.

Megjithatë, trajneri i “blaugrana”-ve nuk e fsheh frikën pas rikuperimit të Balotelli-t. “Gjithnjë kur ai nuk luan, është një plus për skuadrën kundërshtare. Gjithsesi, ne jemi Barcelona dhe duhet të luajmë siç dimë, duke pasur zotërimin e topit, pasi kemi shumë alternativa në lojë. Nuk kemi nevojë të përshtatemi me lojën e Milanit, edhe pse kundërsulmet e tyre janë vrastare, ndaj duhet t’i shmangim”.

“Ndeshja me Milanin është e rëndësishme, pasi mund të na lejojë të bëjmë një hap të madh përpara, sa i përket kualifikimit në 1/8-at e finaleve si të parët në grup”.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *