Home / Lajme / Rajon / Dacic: Sulmet në veri, kërcënim ndaj votuesve serbë

Dacic: Sulmet në veri, kërcënim ndaj votuesve serbë

20 tetor-“Secili që këtë nuk e sheh punon kundër interesave të serbëve”, ka thënë Dacic, i cili ka porositur serbët që ta ‘mundin kotësinë’ e tyre pasi, ndonjë herë, edhe me forcë duhet pirë ilaçin që dikush të mos vdes.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka deklaruar sot se incidentet e fundit në Kosovë janë formë e presionit mbi serbët që të mos dalin në zgjedhjet lokale ndërkohë që ka ripërsëritur se ato zgjedhje janë të domosdoshme për mbijetesë të serbëve në Kosovë.

“Shumë më i pranueshëm më është fati i serbëve të Republika Srpska, sesa i Republikës Serbe në Knin”, ka thënë Dacic para mediave serbe.

Sipas tij formimi i Asociacionit të Komunave serbe pas zgjedhjeve do të jetë ‘arterie’ legale dhe ndërkombëtarisht e njohur e lidhjes ndërmjet Beogradit dhe serbëve të Kosovës, transmeton KP.

“Secili që këtë nuk e sheh punon kundër interesave të serbëve”, ka thënë Dacic, i cili ka porositur serbët që ta ‘mundin kotësinë’ e tyre pasi, ndonjë herë, edhe me forcë duhet pirë ilaçin që dikush të mos vdes.

Dacic ka paralajmëruar se nesër në Luksemburg gjatë takimit që do të ketë me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Chatherine Ashton do të bisedon rreth të gjitha çështjeve të cilat e rëndojë mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, midis të cilave edhe listën e votuesve dhe KQZ-së. Telegrafi

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *