Home / Lajme / Rajon / Daçiq dhe përfaqësues të tjerë zyrtar serbë do të mund ta vizitojnë Kosovën gjatë fushatës për zgjedhjet lokale

Daçiq dhe përfaqësues të tjerë zyrtar serbë do të mund ta vizitojnë Kosovën gjatë fushatës për zgjedhjet lokale

8 tetor-“Kosova do të respektojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë, pa diskriminim”, ka thënë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, duke shtuar se të gjithë zyrtarëve të Serbisë do t’iu lejohet ardhja në Kosovë nëse respektojnë procedurat zyrtare dhe bëjnë kërkesë në autoritetet kosovare.

Pas takimit të djeshëm në Bruksel, kryeministri i Kosovës dhe ai i Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, kanë deklaruar se ky ka qenë një nga takimet më të mira deri më tani. Me këtë rast u konfirmua se zyrtarëve serbë, përfshirë edhe kryeministrin Daçiq, do t’i lejohet vizita në Kosovë gjatë fushatës parazgjedhore, njohtojnë mediat kosovare.

“Kosova do të respektojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë, pa diskriminim”, ka thënë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, duke shtuar se të gjithë zyrtarëve të Serbisë do t’iu lejohet ardhja në Kosovë nëse respektojnë procedurat zyrtare dhe bëjnë kërkesë në autoritetet kosovare.

Kryeministri serb Ivica Daçiq tha se ai do të mund ta vizitojë Kosovën sikurse edhe çdo politikan i Serbisë.

Ai tha se nuk do të ishte në Bruksel, sikur të mos ishin marrë vesh për këtë çështje, duke konfirmuar se në takim është biseduar për zgjedhjet e 3 nëntorit.

Të dy kryeministrat theksuan se biseda ishte në kuadër të perspektivës evropiane që kanë të dyja vendet duke thënë se do të vazhdojë bashkëpunimi në frymën evropiane.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *