Home / Sport / “Daily Mail”: Januzaj s’mund të luajë për Anglinë

“Daily Mail”: Januzaj s’mund të luajë për Anglinë

Analisti i “Daily Mail” shkon deri aty sa të konsiderojë vjedhje përfshirjen e mundshme të 18-vjecarit në skuadrën e Hodgson.

Shpërthimi i talentit me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj në radhët e Manchester United ka ndezur një debat të gjerë në opinion sportiv në Angli mbi mundësinë e aktivizimit të 18-vjecarit me kombëtaren e “Tre Luanëve”.

Në fakt ishte një deklaratë e trajnerit të përfaqësueses së Anglisë, Roi Hodgson, i cili tha se po studion mundësinë e përfshirjes së mesfushorit të “Djajve të kuq” në skuadrën e tij, deklaratë që hapi më shumë skenarë mbi të ardhmen e djaloshit shqiptar, që kërkohet njëkohësisht nga Belgjika dhe Shqipëria, madje disa qarqe mediatike zbulojnë se edhe Turqia apo Serbia janë kapur fort pas disa detajeve të prejardhjes së Januzajt, për të pretenduar shërbimet e tij.

Por një analizë më të thellë mbi mundësinë e përfshirjes së djaloshit të talentuar në kombëtaren e Anglisë e bën analisti i “Daily Mail”, Martin Samuel i cili shkruan:

-Adnan Januzaj është belg. Nëse ai dëshiron, duke iu përmbajtur strikt rregullave të futbollit, mund të jetë shqiptar ose kosovar, serb apo turk, por është e sigurtë që nuk mund të jetë anglez. Januzaj ka lindur në Bruksel dhe Belgjika do që ai të jetë pjesë e gjeneratës së tyre të artë. Babanë e ka shqiptar dhe djali i tij ndjen një simpati të veçantë për këtë vend. Shqipëria nuk ia ka dalë të kualifikohet ndonjëherë për një turne të madh dhe aktualisht është në vendin e pestë në grupin E kualifikues për në Kupën e Botës. Januzaj ka refuzuar deri më tani shansin që i është dhënë për të përfaqësuar Belgjikën për U-18 ose U-19, duke thënë se Shqipëria është zgjedhja e tij e preferuar.

Samuel shpjegon më tej, se Anglia është përfaqësuesja e fundin në radhë që mund të pretendojnë grumbullimin e Januzajt.

-Nëna e tij është nga Kosova, që është një fund i mbyllur për ambiciet e tij si futbollist. Kosova nuk ka një kombëtare konkurruese për shkak se ky vend është në konflikt me Serbinë në lidhje me statusin si territor i pavarur. Gjyshërit e tij janë nga Serbia dhe Turqia, ndonëse ai nuk ka treguar gatishmëri për të përfaqësuar ndonjë nga këto dy vende. Vendi i vetëm për të cilin nuk mund të luajë, është ai që e punëson. Është qesharake edhe të spekulosh që Januzaj do të veshë bluzën e Anglisë. Moralisht nuk do ishte e drejtë dhe në parim do të shkelte një marrëveshje me vendet e tjera.

Analisti i “Daily Mail” shkon deri aty sa të konsiderojë vjedhje përfshirjen e mundshme të 18-vjecarit në skuadrën e Hodgson.

“Federata Angleze nuk mund të veprojë si një klub elitar dhe të marrë çdo lojtar nga një vend që mendohet se është inferior, duke i premtuar famë dhe pasuri por jo sukses, sepse Adnani duhet të bindë akoma për të kutpuar sesa shanse ka të veshë bluzën e Anglisë. Hodgson është një njeri i mirë dhe e di thellë- thellë se nuk është e drejtë që të vjedhësh. Nxitimi i para disa viteve për të zgjidhur krizën e Anglisë me lojtarë nga jashtë, ishte i pahijshëm, por edhe i dëmshëm.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *