Home / Lajme / Rajon / Davutoglu takon Bushatin

Davutoglu takon Bushatin

Tiran, 05 Tetor – Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, nisi të shtunën një vizitë dyditore në Shqipëri. Takimin e parë ministri turk e zhvilloi me homologun e tij Ditmir Bushati, ndërsa më pas dy kryediplomatët dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Të dy ministrat bënë me dije se në të ardhmen do të intensifikohen dhe formalizohet bashkëpunimi shumëdimensional mes dy shteteve tona, por edhe partneriteti strategjik që dy vendet kanë me rajonin.

Në fjalën e tij, ministri i jashtëm turk Davutoglu theksoi se në ardhmen bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të institucionalizohet duke shtuar se në këtë kuadër do të zhvillohen edhe mbledhje të përbashkëta mes qeverive të dy vendeve, të kryesuara nga dy kryeministrat, Rama dhe Erdogan.

“Organizimi i takimeve të përbashkëta të dy qeverive do jetë një nivel i ri dhe një hap më i madh mes vendeve tona. Miqësia dhe bashkëpunimi vëllazëror do të institucionalizohen akoma më shumë. Për ne Shqipëria është një vend i hapur drejt rajonit”, tha Davutoglu .

Më tej ministri turk theksoi se Turqia do të jetë një partner shumë i afërt me Shqipërinë dhe se miqësia mes dy vendeve që sipas tij ka ekzistuar gjithmonë, do të intensifikohet në të ardhmen.

Nga ana e tij, Bushati e vlerësoi Turqinë si një partner shumë të rëndësishëm për vendin tonë, ndërsa shtoi se bashkëpunimi do të formalizohet më tej në mekanizma që të kenë efekt tek qytetarët dhe marrëdhëniet me vendet e rajonit.

Po sot ministri i Jashtem turk do te zhvilloje takime me kryeministrin Edi Rama, kreun e Parlamentit, Ilir Meta dhe presidentin Bujar Nishani.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *