Home / Lajme / Maqedoni / Debat i ashpër në kuvend mes Ermira Mehmetit dhe Orhan Ibrahimit (VIDEO)

Debat i ashpër në kuvend mes Ermira Mehmetit dhe Orhan Ibrahimit (VIDEO)

22 tetor – Deputetët i dhanë dritë jeshile ratifikimit të marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Kosovës për hapjen e kalimit kufitar mes dy vendeve Bellanoc-Stançiç. Deputetët shqiptarë shfrytëzuan ratifikimin për debat të ashpër.

Për BDI-në ky kalim kufitar pritet të ndikojë në lëvizjen e lirë të njerëzve. Ratifikimin e mbështeti edhe opozita shqiptare, por shprehën revoltën për shkak të vonesave në ratifikimin të cilin e quajtën procedurë burokratike.

“Hapja e kalimeve të këtilla kufitare e cila ka për qëllim lehtësimin e jetëve të qytetarëve, e cila ka për qëllim mundësimin e shkëmbimit pse jo ekonomik e tregtar në këto zona, e cila ka për qëllim afrimin e qytetarëve dhe kjo është sidomos me rëndësi nëse kemi parasysh se në zonat kufitare jo rrallë-herë qytetarët apo banorët lidhin edhe marrëdhënie martesore, krijojnë familje”, tha Ermira Mehemti, BDI.

“Për 12 vite jeni në skenën politike, jeni në pushtet edhe një akt burokratik, një ratifikim, një akt burokratik, thjeshtë një akt, një nënshkrim të marrëveshjes mundoheni ta paraqisni si triumf, mundoheni ët thoni se është hap kufiri, për mu u hap kufiri Bellanoc-Stançiq, duhen edhe shumë hapa të tjerë të mëdhenj që ju jo 100 vjet por edhe 1000 vjet zoti me ju dhanë jetë deh pushtet nuk mund ta bëni”, deklaroi Orhan Ibrahmi, PDSH.

“Para se të vinte BDI-ja si strukturë politike ju ishit në pushtet përse nuk e hapët kalimin kufitar Stançiq-Bellanocë, përse nuk e hapët vendkalimin kufitarë në vitet idilës suaj politike në vitet 98-2002, përse nuk e hapët në vitin 2006-2008”, tha Ermira Mehemti, BDI.

“Me të vërtet është një hap përpara mirëpo patjetër të theksojmë se vonesa e realizimit të hapjes së këtij kufiri dëshmon për atë se sa ju si BDI si pjesë e qeverisë keni pas mundësi që këto punë ti lëvizni ashtu siç janë lëvizur në republikën e Kosovës”, tha Naxhi Xhelili, RDK.

Nga partia shqiptare në pushtet BDI-, njoftojnë se janë tejkaluar të gjitha problemet në terren lidhur me shpronësimin dhe eksproprijimin e pronave. Punimet për asfaltimin e rrugës nga fshati Opajë e Likovës deri në Bellanoc pritet të fillojnë të enjten më 24 tetor.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *