Home / Sport / Diçka s’po ecë te Shkëndija

Diçka s’po ecë te Shkëndija

Shkëndija e Tetovës vazhdon me rritmin e saj nxehtë-ftohtë, duke pësuar disfatë nga Horizonti një javë pas triumfit me Renovën. Tani kur kërkohej që skuadra të sjellë kontuinitet, vjen dështimi i rradhës që kthen situatën në pozitën e një jave më parë. Pritet që ndeshja me Bregallnicën të sjellë reagim nga futbollistët ‘kuqezi’, pasi situata ngadalë bëhet serioze dhe ekipi bie në zonën e ftohtë në tabelë.

Java e 12-të dhe disfatë e re e Shkëndijës. Tetovarët munden 3:1 në trasnfertën me Horizont Turnovën dhe pësojnë humbjen e katërt sezonale në 12-të ndeshje të zhvilluara ku kanë vetëm tre fitore dhe 5 barazime, me një goldiferencë prej 13-të golave të shënuar dhe 17 të pranuar. Kjo është ecuria e ‘super ekipit’ të Shkëndijës që pretendohej se do sulmojë kreun e tabelës. Me një mbështetje të fuqishme finansiare në emër të kompanisë ‘Ecolog’, me futbollistë që kanë emër në futbollin vendor, një pjesë madje me karrierë të pasur ndërkombëtare, si dhe me një ish-seleksionues të ekipit kombëtar në stafin teknik, Shkëndija nuk i ngjan fare vetes dhe vazhdon me oscilime të shumta të formës. Ekipi në momnte të caktuara në fushë duket i çorientuar, nuk është as në nivelin e skuadrës që vitin e shkuar pa finansa arriti të kap finalen e Kupës dhe duke parë këta ndodhi, krijohet përshtypja se diçka duhet të ndërmiret urgjentisht. Tani më kur kanë kaluar gati tre muaj nga fillimi i sezonit të ri, arsyetimi se ekipi është pa përgatit nuk kap shumë vend. Paraqitjet e dobëta nuk kanë më justifikim, pasi në momente të caktuara ekipi ka ditur që me ‘shkëlqime momentale’ të zgjojë shpresa për arritje më të mëdha. Debaklet e shkaktuara Vardarit dhe Renovës tregojnë se ekipi ka potencial, mirëpo dështimet e shumta zgjojnë dyshime nëse ekipi është i gatshëm për të sjellë kontuinitet. Ndodh që ndonjëherë të kesh ditë të dobët, mirëpo mos kesh angazhim është diçka e palejueshme për një kolektiv profesional si që është Shkëndija. Rezultatet e dobëta ekipin që pritej të jetë në krye të renditjes e kanë zhytur në fund të tabelës dhe tani pas humbjes nga Horizonti, Shkëndija e shef veten në zonën e rrezikut për largim nga kategoria e parë. Kjo sigurisht nuk është ajo që është pritur, pasi ambiciet e drejtuesve të rrinjë sigurisht janë shumë më shumë se pozita e 9-të që për momentin mban Shkëndija. Pakënaqësia tani më vërehet në të gjithë anët, tifozët me gjithë mbështetjen e vazhdueshme që japin, në vete kanë një nervozë nga dështimet e njëpasnjëshme, ndërsa duket se edhe kryesia ngadalë po humb durimin nga paraqitjet e dobëta që sjellin futbollistët. Në kushte kur finansat janë problemi më i vogël dhe kur futbollistët kanë të gjitha kushtet e nevojshme për punë, e vetmja që kërkohet nga futbollistët është dhënia e maksimumit në terenin e gjelbërt. Fatkeqësisht kjo është ajo që për momentin i mungon Shkëndijës, që ende është në kërkim të një futbollisti që do marrë përgjegjësinë për të qenë lider në teren dhe për të bërë tjerët ta ndjekin. Shkëndija gjithmonë është karakterizuar me lojë luftarake dhe angazhim maksimal. Tetovarët kanë kuptim për paraqitje të dobët, por jo edhe për mosdhënie maksimumi për fanellën ‘kuqezi’. Ashtu ka qenë kur ekipi ka rënë nga kategoria, ashtu ishte kur skuadra u shpall kampione dhe ashtu duhet të jetë edhe në të ardhmen. Nëse futbollistët arrijnë sa më shpejtë ta kuptojnë këtë filozofi do jetë mirë për ta, në të kundërtën sigurisht se kryesia do detyrohet të kërkojë alternativa tjera në rrugën për plotësimin e ambicieve të tyre për ndërtimin e një Shkëndije Evropiane.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *