Home / Lajme / Maqedoni / “Dita e Groshës” në komunën e Tearcës (VIDEO)

“Dita e Groshës” në komunën e Tearcës (VIDEO)

Tetovë, 26 tetor – Qendra për edukim dhe zhvillim – CED, në bashkëpunim me Komunën e Tearcës dhe Milieukontakt – Maqedoni, organizuan manifestimin “DITA E GROSHËS”.

Në kuadër të këtij aktiviteti u organizua debat ku edhe u promovua grosha si brend dhe u kërkuan iniciativa për brendimin e saj dhe produkteve tjera bujqësore që gravitojnë në këtë rajon.

Metin Muharemi nga organizata për edukim dhe zhvillim u shpreh se ideja e këtij manifestimi është që të promovohet grosha si brend dhe qëllimi kryesor është që ti ul në një vend të gjitha përkatësitë etnike që jetojnë në këtë komunë dhe ti bëjë të ndjehen krenar rreth asaj që kultivojnë ata vet.

Ndryshe ky manifestim mbahet për të katrën herë në këtë komunë.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *