Home / Lajme / Maqedoni / Doganierët zbulojnë 42 mijë euro të fshehura në çorape

Doganierët zbulojnë 42 mijë euro të fshehura në çorape

29 tetor – Doganierët e Maqedonisë gjatë kontrollit të një shtetasi në pikën kufitare Tabanoc kanë zbuluar 42 mijë euro të palajmëruara, të fshehura në çorapet e tij.

Shetatasi i Maqedonisë i shoqëruar nga një bashkudhëtar tjetër i ka bërë të ditur doganierëve se nuk ka asgjë për të lajmëruar në dalje të tij për në Serbi. Por, pas dyshimeve nga ana e doganierëve, është urdhëruar kontrollimi i tij.

Gjatë kontrollit u zbulua se në çorape kishte fshehur 42 mijë euro. Sipas Ligjit për punë devizore, udhëtarit i janë kthyer vetëm 2 mijë euro, ndërsa janë mbajtur 40 mijë euro.

Ndalesa e parave është bërë për shkak se ato nuk janë lajmëruar në organet e doganës në përputhje me rregullat ligjore dhe se ndaj rastit ka nisur procedurë hetimore.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *