Home / Lajme / Maqedoni / Dorëhiqet Kondarko, turbullohen ujërat në KSHZ

Dorëhiqet Kondarko, turbullohen ujërat në KSHZ

Shkup, 18 Tetor – Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Boris Kondarko, ka bërë realitet paralajmërimet për tërheqjen nga detyra.

Ai i ka dorëzuar sot Kuvendit dorëheqjen e parevokueshme nga funksioni i kryetarit të organit kryesor zgjedhor.

Në njoftimin e tij, Kondarko kërkon ndërprerjen, përpara skadimit, të mandatit të tij, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor.

Kreu i KSHZ-së kërkon gjithashtu të vihet në votim që në seancën e parë dorëheqja, të cilën e ka arsyetuar me “motivet personale”.

Por, në fakt, duket se janë përplasjet politike dhe akuzat mes shumicës dhe opozitës për çështjen e listës së votuesve, arsyeja kryesore e këtij vendimi të Kondarkos.

Një zhvillim i tillë i ngjarjeve u paralajmërua edhe nga vetë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili hodhi poshtë akuzat e Qeverisë se opozita në KSHZ dhe Kondarko, janë ata që e bllokojnë punën për pastrimin e listës së zgjedhësve.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *