Home / Sport / Drita mund Vrapçishtin, Zajazi fiton në transfertë

Drita mund Vrapçishtin, Zajazi fiton në transfertë

Derbi lokal në Vrapçisht i ka takuar Dritës së Bogovinës, që ka fituar 0:1 me golin e Amir Aliut. Zajazi mer tre pikë të mëdha në Novaci, pasi fiton 2:0, ndërsa humbje e re në transfertë për Shkupin, që mundet 2:1 në Kratovë nga Sileksi. Rufeja-M turpërohet në shtëpi, duke u mundur 0:3 nga Kozhufi.

Dita e shtunë solli duelet e xhiros së 10-të në Ligën e Dytë të futbollit në vend, në të cilën u shënuan disa rezultate interesante. Derbi i madh lokal është zhvilluar në fshatin Vrapçisht të Gostivarit, ku skuadra vendase priti Dritën e Bogovinës. Në një duel interesan dhe me lojë shumë cilësore, tre pikët i kanë takuar skuadrës mysafire që fitoi minimalisht 0:1. Një gol i vetëm i Amir Aliut nga gjuajtja e lirë pas një ore lojë, ka vendosur fatin e takimit dhe fitoren e madhe të ish-anëtarit të Ligës së Parë. Paraprakisht Vrapçishti ka patur raste të mira shënimi, duke dominuar takimin dhe duke krijuar shumë mundësi para portës mysafire, por që mbeti e paprekur vetëm falë intervenimeve bravuroze të portierit Petar Basnarkov. Zajazi ka sjellë fitoren e parë në cilësi të mysafirit, duke shënuar fitore të rëndësishme 0:2 në fushë të Novacit në Manastir. Ylber Aliu ka qenë hero i takimit me dy gola të shënuar, megjithse lëvdata për fitoren meriton i gjithë ekipi për paraqitjen e shkëlqyeshme të treguar. Zajazi me këtë triumf po tregon se tani më ka kaluar fazën e adaptimit në kategorinë e dytë dhe tani më prej tyre priten vetëm rezultate pozitive. Me ndrimin në pankinë dhe ardhjen e trajnerit Ajdini, Zajazi ka mundur në teren të vet Vrapçishtin, ndërsa tani kthehet me fitore edhe nga Novaci. Sfida e rradhës është në Kërçovë me Maxharin dhe Zajazi kërkon fitoren e tretë me rradhë. Dështim për Rufenë e cila deklasohet në teren të vet 0:3 nga Kozhufi. Futbollisti Tome Mizhorov që vitin e kaluar ishte fare pranë kalimit te Rufea-M, ka ndëshkuar miletinasit duke u shënuar gola në minutën e 42-të dhe 45-të. Vendasit nuk arritën të rrikthehen në vazhdim, ndërsa Kozhufi në minutën e 87-të me anë të Shterjovit shënoi golin e tretë. Në Kratovë Sileksi ka mundur Shkupin me rezultat 2:1, ndërsa Teteksi vazhdon me fitore, duke mundur 3:1 Pobeda Juniorin.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *