Home / Sport / Duka ik

Duka ik

‘Armand Duka thuaj po dorëheqjes nga FSHF’. Ky është aksioni që kanë nisur përkrahësit e Kombëtares shqiptare në Facebook kundër kreut të futbollit shqiptarë.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka gjithnjë e më shumë po bëhet i padëshiruar për sportdashësit shqiptarë. Përkrahësit e ekipit kuqezi të indinjuar me sjelljet e Dukës, e sidomos në rastin e Adnan Januzajt, kanë hapur një grup në rrjetin social facebook duke kërkuar largimin e tij nga FSHF, ‘Armando Duka thuaj po dorëheqjes nga FSHF’. “Tu e pa te arsyeshme që shumë talente shqiptarë janë injoruar dhe janë shantazhuar nga Federata Shqiptare e Futbollit (F.SH.F) dhe si rezultat shumë talent shqiptar mjerisht nuk janë pjesë e Kombëtares ton dhe rezultatet e dobëta te Kombëtares ton nga për shkak punës të dyshimtë të Federatës tonë mafioze e shohim te arsyeshme dhe kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të kreut mafioz Armando Duka “, thuhet në në postimin që ka bërë ky grup në facebook. Ndërkohë, babai i Adnan Januzajt, Abedini, ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të Federatës Shqiptare të Futbollit, posaçërisht presidentit Armando Duka, rreth deklaratave të këtij të fundit për talentin e Manchester Unitedit. Januzaj senior, në një intervistë për emisionin ‘Interaktiv’, që transmetohet në KTV ka thënë se FSHF ia ka mbyllur dyert vetes, pasi drejtuesit e saj janë treguar jo korrekt dhe kanë gënjyer kinse kanë kontaktuar me përfaqësuesit e futbollistit. “Unë deri tash nuk kam pasur asnjë thirrje nga ana e FSHF-së që të bisedojmë së paku për Adnanin, këtë duhet ta dijë opinioni shqiptar. FSHF ka bërë vetëm dezinformata, duke thënë se e kanë kontaktuar Adnanin. Kryetari i FSHF-së, Armando Duka ka thënë se ka biseduar me mua para 8 muajsh, por kjo është totalisht gënjeshtër dhe e pavërtetë. Januzaj nuk e ka refuzuar Shqipërinë, sepse nuk ka marrë ftesë”, ka thënë Abedin Januzaj, i cili konfirmoi se është në negociata me Unitedin dhe se i biri i tij mund ta vazhdojë kontratën me ‘Djajtë e Kuq’. “Klubi i Manchesterit më ka thënë se dikush nga Ministria e Shqipërisë ka tentuar të flasë me Adnanin, por
ata nuk janë kompetentë dhe ata duhet të flasin me klubin njëherë dhe me mua, sepse Adnani nuk merret me këto punë. Ata ia kanë mbyllur derën vetes. Në një emision thoshin se nëse ndien diçka, mund të shkojë të luajë për Serbinë. Kjo nuk lë derë që t’i japësh shans që Adnani të luajë për ekipin kombëtar.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *