Home / Sport / Edhe Milani futet në garë për Casillas

Edhe Milani futet në garë për Casillas

Ndryshe, përveç Milanit, portieri spanjoll është duke u vazhguar edhe nga Manchester City dhe Arsenali.

Është Milani skuadra e radhës që është e interesuar për portierin e Real Madridit, Iker Casillas.“Gardiani” spanjoll nuk po kalon aspak periudhe të mirë tek “Los Blancos” pasi që tashmë ka humbur vendin e titullarit.

Kjo ka bërë që klube të mëdha evropiane të shikojnë mundësinë e blerjes së Casillasit. “Sport” të hënën shkruan se Milan tashmë ka kontaktuar njerëzit e lojtarit për të mësuar rreth të ardhmes së lojtarit. “Rossonerët” e mendojnë reprezentuesin spanjoll si pasardhës të Cristian Abiatit, dhe e duan qysh në afatin e janarit.

Ndryshe, përveç Milanit, portieri spanjoll është duke u vazhguar edhe nga Manchester City dhe Arsenali.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *