Home / Lajme / Maqedoni / EKSKLUZIVE: PDSH- ja me ofertë deri tek RDK-ja, Osmani refuzon ofertën (VIDEO)

EKSKLUZIVE: PDSH- ja me ofertë deri tek RDK-ja, Osmani refuzon ofertën (VIDEO)

Tetovë, 03 Tetor – PDSH – ja me ofertë deri tek RDK-ja për bashkim burime të Partisë Demokratike Shqiptare kanë bërë të ditur për Televizionin Koha, se kjo parti ka dërguar ofertë deri tek RDK-ja për bashkim të dy subjekteve.

Me autorizim të kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi, është caktuar një komision i PDSH-së, të cilin e udhëheq anëtari i kryesisë qendrore Zijadin Sela për bashkimin e dy subjekteve politike PDSH-RDK. Afat i RDK-së lidhur me këtë iniciativë të PDSH-së, është deri ditën e nesërme pra të premten”, bëjnë të ditur nga partia demokratrike shqiptare, njofton Televizioni Koha.

Gjithashtu nga PDSH-ja, theksojnë se detejat lidhur me këtë inciativë do të shpalosen nga Zijadein Sela, i autorizuar nga PDSH-ja, për bisedime me RDK-në. “Kjo nisme e PDSH-së meret për shkak të vlerësimeve se nuk ka hapësirë për parti të vogla opozitare dhe me qëllim të maksimalizohet kapaciteti opozitar”, thonë në partinë e Thaçit. (Tv Koha)

Nga ana tjetër kreu i RDK-së Rufi Osmani, tha se është i hapur për bashkëpunim por jo për bashkim. “Është hera e parë që dëgjoj për këtë ofertë. Nuk ka kontakte në asnjë nivel me PDSH-në. Qëndrimi i RDK-së është i qartë dhe transparent, mundë të bisedohet për bashkëpunim eventual si dy parti të pavarura opozitare, të bazuara nga rezultatet që dolën nga zgjedhjet e fundit lokale. Pra bashkëpunim eventual dhe asgjë tjetër”, deklaroi kreu i RDK-së Rufi Osmani, gazetës ditore Dnevnik.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *