Home / Lajme / Maqedoni / Euroambasadori i BE-së, Aivo Orav ia dorëzoi progres-raportin kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti (VIDEO)

Euroambasadori i BE-së, Aivo Orav ia dorëzoi progres-raportin kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti (VIDEO)

Tetovë, 18 Tetor – Ahmeti vlerësoi se status kuoja ka çmim të saj dhe ne, nënvizoi, kemi nevojë që të lëvizim nga kjo pikë, për shkak se, vlerëson se kemi ardhur deri në çështje të rëndësishme nëse jemi të vendosur të lëvizim përpara, ose të qëndrojmë në vend.

Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Aivo Orav sot në selinë partiake të BDI-së në Reçicë të Vogël ia dorëzoi raportin për përparimin e Maqedonisë nga Komisioni Evropian kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Pas takimit, Ahmeti vlerësoi se për BDI-në ky raport është i mirëseardhur, pasi ka treguar se Maqedonia ende gjendet në agjendën e BE-së dhe Brukselit, si dhe se është ndihmë dhe motivacion i mëtejmë për të gjitha kategoritë politike në vend të motivohen dhe përqëndrohen që të arrihet përparimi në drejtim të zbatimit të standardeve të nevojshme, të cilat janë në pajtim me BE-në dhe janë të rëndësishme për përparimin e proceseve në vendin tonë.

“Ky raport duhet të lexohet dhe analizohet me kujdes, pasi ai qartë tregon se status kuo-ja nuk ndihmon për zhvillimin e vendit dhe afrimin e shtetit deri te strukturat e BE-së. Neve na duhet qasje shumë më serioze që të zgjidhen arsyet kryesore, e ato janë dallimet rreth emrit, respektivisht arritja e kompromisitpër tejkalimin e të gjitha vështirësive”, deklaroi Ahmeti.

Sipas tij, duhet të përgatitet klimë e volitshme në vend dhe t’u sqarohet të gjithë qytetarëve se arritja e kompromisit nuk i dëmton vendit, por është përfitim për Maqedoninë dhe përparimin e saj.

Ahmeti vlerësoi se status kuoja ka çmim të saj dhe ne, nënvizoi, kemi nevojë që të lëvizim nga kjo pikë, për shkak se, vlerëson se kemi ardhur deri në çështje të rëndësishme nëse jemi të vendosur të lëvizim përpara, ose të qëndrojmë në vend.

Si propozim të mundshëm, Ahmeti përmendi nënshkrimin e marrëveshjeve për marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Kemi arritur në gjendje kur duhet të ndërtojmë filozofi ose koncept se si ne do të lëviznim përpara në këto procese. Kemi shumë miqë që duhet t’i vendosim në funksion të zgjidhjes së kësaj çështje, me të cilën ballafaqohemi. Nuk guxojmë të jemi indiferentë dhe të deklarojmë se për të gjitha çështjet jemi në rrugë të mirë për zgjidhjen pasi punët me të cilat ballafaqohemi janë çështje shumë serioze”, tha Ahmeti.

Lidhur me zgjedhjet e mundshme të parakohshme parlamentare, Ahmeti tha se BDI-ja çdoherë ka përkrahur hapa që janë për të mirën e shtetit, por në këtë moment, nënvizoi, ballafaqohemi me çështje më të rëndësishme të cilat kërkojnë zgjidhje, ndërsa zgjedhjet e parakohshme nuk janë ato.

“Ne ende nuk kemi filluar ta analizojmë këtë çështje, respektivisht cilat do të ishin përfitimet për shtetin nga zgjehdjet e parakohshme parlamentare ose më mirë do të ishte të jenë ato zgjedhje të rregullta. Për ne çështje me e rëndësishme është përparimi për gjetjen e zgjidhjes rreth shkakut që na qëndron në rrugë drejt integrimit në BE” deklaroi Ahmeti.

Pas takimit me ambasadorin e BE-së Orav, sipas paralajmërimeve, Ahmeti do të ketë drekë pune me ambasadorin e SHBA-së, Poll Uolers.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *