Home / Lajme / Maqedoni / Eurostat: Në Pollog lindin më shumë foshnja se në Pellagoni (VIDEO)

Eurostat: Në Pollog lindin më shumë foshnja se në Pellagoni (VIDEO)

07 Tetor – E dhënë kryesore është raporti i numrit të të lindurve dhe të vdekurve në një rajon të caktuar, ku krahas 28-të të vendeve anëtare të Unionit, janë përfshirë edhe vendet nga zona Evropiane për tregti të lirë (EFTA) dhe vendet kandidate si Maqedonia, Mali i Zi dhe Turqia.

Sipas regjistrit rajonal vjetor të publikuar sot për vitin 2013 nga Zyra evropiane për statistikë (Eurostat), në rajonin e Shkupit lindin 5,3 më shumë persona në krahasim me ata që vdesin, ndërsa në plus edhe atë për 3,5 persona është edhe rajoni i Pollogut nga Republika e Maqedonisë.

Siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, janë prezantuar statistikat rajonale në përfshirje të gjerë të fushave, duke treguar një imazh më të hollësishëm dhe më të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate nga të dhënat në nivel kombëtar. E dhënë kryesore është raporti i numrit të të lindurve dhe të vdekurve në një rajon të caktuar, ku krahas 28-të të vendeve anëtare të Unionit, janë përfshirë edhe vendet nga zona Evropiane për tregti të lirë (EFTA) dhe vendet kandidate si Maqedonia, Mali i Zi dhe Turqia.

Në këtë analizë janë përfshirë edhe rajoni Lindor dhe i Pellagonisë të Republikës së Maqedonisë, me ç’rast në këto dy rajone ka ulje drastike të natalitetit. Sipas Eurostatit, në rajonin Lindor vdesin 3,4 persona më shumë në krahasim me të lindurit, ndërsa në rajonin e Pellagonisë raporti është 2,8 më shumë të vdekur se të lindur.

Bindshëm shkallë më të lartë pozitive të natalitetit ka në në rajonin turk Bileçik, ku ka 110 më shumë persona të lindur se të vdekur. Ndërsa në Turqi është shkalla me e lartë negative, në rajonin Tunçeli ka 79,6 më shumë persona të vdekur se të lindur.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *