Home / Sport / Fabregas i gatshëm ta zë vendin e Messit

Fabregas i gatshëm ta zë vendin e Messit

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, thotë se ata nuk do të befasohen edhe një herë nga rivali i Ligës së Kampionëve, Celtic.

Skocezët mposhtën Barcelonën sezonin e kaluar në Celtic Park, dhe kanë shpresa ta përsërisin atë edhe në takimin e sotëm.

“Ne e kemi mësuar leksionin që vitin e kaluar. Ishte ndeshje e mirë, por ata na e morën për shkak të detajeve të vogla dhe kjo është ajo që duhet të përpiqemi t’i minimizojmë. Ne duhet të luajmë me një mentalitet sulmues”.

“Ne mendojmë se e dimë se si ata do të luajnë, dhe mund të jetë se ata do t’i qasen ndeshjes në të njëjtën mënyrë siç bënë vitin e kaluar, pasi kjo funksionoi për ta. Ne jemi duke pritur një ndeshje relativisht të ngjashme”, ka thënë Fabregas.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *