Home / Lajme / Maqedoni / Fakulteti i Arteve të USHT-së fitoi hapësira të reja (VIDEO)

Fakulteti i Arteve të USHT-së fitoi hapësira të reja (VIDEO)

Tetovë, 31 tetor – Ky investim kapital, për krijimin e standardeve të reja infrastrukturore e bën më funksional tërë aktivitetin dhe veprimtarinë artistike dhe kulturore në institucionin tonë, dhe jemi të bindur që tash e tutje do të tërheqim më shumë studentë të rinj, respektivisht talent të rinj krijues, regjisorë, aktorë dhe të tjerë, duke u dhënë mundësinë t’i shprehin aftësitë, përkushtimin, talentin dhe dashurinë e tyre për artin në përgjithësi”, tha Sadiku.

Me solemnitet që u mbajt në Qendrën e Kulturës “Iljo Anteski Smok” në Tetovë, sot edhe zyrtarisht ishin lëshuar në përdorim hapësirat e reja të Fakultetit për Arte të USHT-së që gjendet në këtë objekt në qendër të qytetit.

Në solemnitet morën pjesë rektori i Univerzitetit Shtetëror të Tetovës, Vullnet Ameti dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri.

“Këto hapësira akademike që i hapëm sot përfshijnë hapësirë prej 840 metra katror me ç’rast ka 10 salla ligjërimi, librari univerzitare, dy kabinetë për kuadro akademike, dy zyra për nevoja administrative të Fakultetit dhe një sallë të teatrit bashkëkohor me 110 ulëse. Për përfundimin e këtyre hapësirave USHT-ja ka investuar 12 milion denarë mjete personale me çka krijohen kushte bashkëkohore për nxjerjen e procesit shkencor-mësimor adekuat në pajtim me standartet dhe kërkesat bashkëkohore të arsimit të lartë për profile nga fusha e artit”, tha rektori Ameti.

Zëvendësministri Neziri tha se si Qeveria ashtu edhe Ministria e Arsimit ka investuar edhe në këtë objekt të ri për nevojat e USHT-së.

“Tani mbetet që studentët me interesimin e tyre dhe punën ta japin kontributin e tyre që të ngriten në kuadro kualitative në fushën e artit. Përkrahja jonë e investimeve në arsimin e lartë duke e përfshirë edhe USHT-në gjithmonë ka qenë prioritet dhe ashtu do të mbetet edhe në të ardhmen”, deklaroi Neziri.

Fakulteti i Arteve pranë USHT-së ka tre programe studimore – të artit, figurativ, muzikor, dhe artit dramatik, ndërsa organizon edhe studime nga cikli i parë i themeluar edhe si cikël i dytë akademik.
Dekani i Fakultetit të Arteve, Muhamer Sadiku tha se Përurimi i ambienteve të reja për nevojat e këtij Fakulteti dhe Programeve studimore të tij, paraqet një nga momentet më të rëndësishme për të gjithë ne, e sidomos për studentët e të gjitha drejtimeve, sepse që sot ata kanë mundësi që t’i ndjekin studimet e tyre në kushte shumë më të favorshme, në kushte që jemi të bindur se do të ndikojnë drejtpërdrejtë edhe në suksesin e tyre dhe në veprimtarinë tonë të përgjithshme, si njësi akademike e USHT-së.” Ky investim kapital, për krijimin e standardeve të reja infrastrukturore e bën më funksional tërë aktivitetin dhe veprimtarinë artistike dhe kulturore në institucionin tonë, dhe jemi të bindur që tash e tutje do të tërheqim më shumë studentë të rinj, respektivisht talent të rinj krijues, regjisorë, aktorë dhe të tjerë, duke u dhënë mundësinë t’i shprehin aftësitë, përkushtimin, talentin dhe dashurinë e tyre për artin në përgjithësi”, tha Sadiku.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *