Home / Lajme / Maqedoni / Familja 8 anëtarshe nga tetova mer helmim nga këpurdhat (VIDEO)

Familja 8 anëtarshe nga tetova mer helmim nga këpurdhat (VIDEO)

Tetovë, 22 tetor – Tetë persona nga Tetova kanë marrë helmim nga këpurdhat pasditën e djeshme. Lajmi konfirmohet edhe nga reparti për sëmundje infektive në Spitalin e Tetovës.

Pas dhënies së ndihmës së parë tetë personat janë dërguar në klinikën për toksikologji në Shkup. Mësohet se në mesin e të helmuarve është edhe një foshnje pesë muajshe. “Helmin nga këpurdha nëna ia ka bartë foshnjës përmes qumështit. Foshnja është hospitalizuar në klinikën për sëmundje të fëmijëve, ndërsa anëtarët tjerë të familjes janë nën kujdes intensiv në repartin e toksikologjisë dhe janë nën mbikqyrjen e vazhdueshme të mjekëve.

Këpurdhat të cilat i kanë ngrënë janë të llojit Amanita virosa dhe janë një nga më të helmueshmet. Mjekët kanë apeluar që të ndalohet praktika e përdorimit dhe konsumimit të kërpurdhave nga Mali sharr sepse në mesin e tyre ka edhe helmuese.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *