Home / Lajme / Maqedoni / Familja e Ruhi Bakiut në pritje të informatave nga mjekësia ligjore në Shkup (VIDEO)

Familja e Ruhi Bakiut në pritje të informatave nga mjekësia ligjore në Shkup (VIDEO)

Tetovë, 10 Tetor – Ata nuk pranojnë të flasin publikisht dhe presin fjalën e fundit të mjekësisë ligjore. Ata kanë njoftuar se i njejti është larguar nga shtëpia ditën e hënë dhe që atëherë nuk është kthyer në shtëpi.Familja ende ka shpresa se trupi I pajetë nuk është I familjarit të tyre, transmeton Tv KOHA

Sonte pritet që instituti i mjekësisë Ligjore në Shkup të tregojë identitetin e personit i cili u gjet i djegur në Hotel Granit të martën. Në Kodrën e Diellit. Pas publikimit të emrit të Ruhi Bakiut, se i njejti mund të jetë personi i djegur, sot gazetarët e Tv Kohës qëndruan tek familja e Rahi Bakiut.

Ata nuk pranojnë të flasin publikisht dhe presin fjalën e fundit të mjekësisë ligjore. Ata kanë njoftuar se i njejti është larguar nga shtëpia ditën e hënë dhe që atëherë nuk është kthyer në shtëpi.Familja ende ka shpresa se trupi i pajetë nuk është i familjarit të tyre, transmeton Tv KOHA.

Ata janë në ankth dhe pritje të lajmit nga mjekësia ligjore në Shkup.Ndërkaq, ditën kur shpërtheu zjarri në Hotel Granit, është gjetur telefoni celular i Ruhi Bakiut, ish profesor universitar dhe ish anëtar i komisionit rregullator për energjetikë, njofton Tv Koha.

Të dhënat jozyrtare flasin se poashtu në Kodrën e Diellit është gjetur edhe vetura e tij afër uikend shtëpizave. Burime të Tv Kohës thonë se ai në Kodrën e Diellit ka poseduar edhe një uikend shtëpizë ku janë gjetur gjurmë të tij. Televizioni Koha ka tentuar që të mer prononcim edhe nga gjykatësi hetues i kyçur në këtë hetim por nuk ka mund të mer prononcim. Ndryshe, të martën në Kodrën e Diellit është përfshirë nga flakët Hotel Granit, ndërsa gjatë hetimeve në orët e pasditës është gjetur një trup i pajetë dhe i paidentifikuar të moshës rreth 50 vjeçare, për të cilin dyshohet se është i ish profesorit Ruhi Bakiu nga Tetova, njofton Tv KOHA.

Profesor Ruhi Bakiu, disa herë është shfaqur në media duke promovuar lëvizjen 12, ndërsa kishte deklaruar se është marrë në pyetje për këtë lëvizje. Madje ai poashtu denoncoi kohë më parë se është aksidentuar në rrugën Tetovë-Shkup dhe ishte ndjekur nga disa persona. Ish profesori Ruhi Bakiu, njihet edhe për grevën e tij në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë, ku akuzonte këtë universitet për nepotizëm.Bakiu disa herë gjatë këtij viti prononcoi tentime për presion dhe atentat ndaj tij, raporton Tv Koha.

Në shkurt të këtij viti ai pohonte se ka qenë i kindapuar nga persona të panjohur, ndërsa në mars pësoi një aksident të rëndë trafiku, për të cilin thoshte se është shkaktuar nga persona të tjerë. Ai në opinion njihet me reagimet e tij kritike ndaj punës së këtij trupi rregullator të energjetikës që kishin të bëjnë me shtrenjtimit e karburanteve dhe në veçanti me rregulloren lidhur me ngrohjes qendrore.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *