Home / Lajme / Maqedoni / Fatmir Besimi kandidat për president!

Fatmir Besimi kandidat për president!

24 tetor-esimi shihet si figurë e cila mund të grumbulloj më tepër vota te shqiptarët, por edhe një numër të konsiderushëm të votave te pala maqedonase për shkak të profilit të tij politik të pranueshëm edhe për elektoratin e etnitetit maqedonas. Emri i tij po diskutohet për këto zgjedhje edhe për faktin se brenda BDI-së llogarisin në ngritjen e rejtingut të tij sidomos pas përkuljes së tij para ushtarëve të UÇK-së në Sllupçan në cilësinë e ministrit të mbrojtjes.

Zgjedhjet presidenciale të cilat pritet të mbahen vitin e ardhshëm kanë nxjerrë në sipërfaqe kombinatorikat e para në taborin shqiptar. Në koloaret e partisë shqiptare në pushtet ka filluar të përflitet emri i zëvendëskryeministrit për euro-integrime, Fatmir Besimi, si kandidat i mundshëm nga kjo parti për president të Maqedonisë. Besimi shihet si figurë e cila mund të grumbulloj më tepër vota te shqiptarët, por edhe një numër të konsiderushëm të votave te pala maqedonase për shkak të profilit të tij politik të pranueshëm edhe për elektoratin e etnitetit maqedonas. Emri i tij po diskutohet për këto zgjedhje edhe për faktin se brenda BDI-së llogarisin në ngritjen e rejtingut të tij sidomos pas përkuljes së tij para ushtarëve të UÇK-së në Sllupçan në cilësinë e ministrit të mbrojtjes.

Këto llogariten anët e forta të tij për kandidim, ndërkohë që analizohen edhe anët e dobëta të tij që ndërlidhen me një karrierë të gjatë politike në shumë poste pa treguar ndonjë rezultatat të konsiderueshëm. Duke pasur parasysh faktin që ai është i pranueshëm edhe te elektorati maqedonas, brenda partisë shqiptare në pushtet llogarisin se ai mund të tejkalojë numrin e votave të grumbulluara nga Imer Selmani, në zgjedhjet e kaluara presidenciale, që paraqet një numër rekord votash për një kandidat shqiptar. Burime nga partia shqiptare në pushtet për “Tetova Sot”, bëjnë të ditur se këto përparësi kanë vënë në diskutim kandidimin e tij për zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm.

Ndryshe në zgjedhjet e kaluara presidenciale kandidati presidencial – Agron Buxhaku nga BDI fitoi 73.567 vota, Imer Selmani nga Demokracia e Re fitoi 146.795 vota, Mirushe Hoxha nga PDSH-ja fitoi 30.281 vota. /TetovaSot.com/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *