Home / Lajme / Maqedoni / Filloi edicioni i 12 i Panairit të Librit shqip në Tetovë (VIDEO)

Filloi edicioni i 12 i Panairit të Librit shqip në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 21 tetor – Ka filluar për të dymbëdhjetën herë në Tetovë panairi i librit shqip.

Panairi pas dy vitesh kthehet në qendrën për kulturë në Tetovë, ndërsa dy viteve të kaluara është mbajtur në Iliria Centar. Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë Qamil Rufati, tha se ky panair që nga viti 1994 mbahet në Tetovë dhe gjithnjë e më shumë ka tërhequr lexues.

Fjalë përshendetëse në këtë panair patën edhe Besnik Koka, nga shtëpia botuese Drita, dhe përfaqësuesi i shoqatës së botuesve të Kosovës Azem Zogaj.

Ndërkohë hapjen solemne të panairit e ka bërë kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi.

Në këtë panair me titujt e tyre vijnë botues nga Shqipëria, Kosova, Çamëria dhe Maqedonia.

Panairi i librit “Tetova 2013” do të jetë i hapur deri më 25 tetor.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *