Home / Lajme / Maqedoni / Filloi festivali i poezisë Ditët e Naimit (VIDEO)

Filloi festivali i poezisë Ditët e Naimit (VIDEO)

Tetovë, 18 Tetor – Ka filluar në Tetovë të enjten mbrëma edicioni i shtatëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtarë të Poezisë Ditët e Naimit.

Fillimisht para qendrës për kulturë janë vendosur kurora me lule pranë bustit të Naim Frashërit, ndërsa më pas është bërë hapja e festivalit me orën letrare “Globi Poetik”. Në hapjen e këtij festivali, drejtori Shaip Emërlluahu tha se“poezia hap krah e më krahë dyert e dritaret e pa anësisë së botës, pra bën ngacmimin për të ardhur tek format tjera që të organizojmë dhe kuptojmë këtë realitet. Festivali na i bën më të pranishme, më të prekshme këto dimenzione na i thotw në një mënyrë ku gërshetohet forma e shkruar e tekstit poetik me atë të leximit me zë me vet autorët me një hapësirë dhe performancë tjetër që ndryshon njëtrajtshmërinë e prodhimit dhe shjijimit të shumë kuptimshmërisë së saj. Të dashura zonja e zotërinj, në fund më lejoni ta hap edicionin e 17 të festivalit ndërkombëtar të poezisë” tha Emërllahu.

Fjalim para të pranishmëve ka mbajtur edhe ish-ministri i kulturës i Shqipërisë Visar Zhiti. Pas orës letrare, laureatit të edicionit të sivjetshëm të këtij festivali Athanase Ëantchev de Thraci, i është dhënë titulli anëtar nderi i festivali.

Gjatë ditës së premte poetët kanë qëndruar n Universitetin Shtetëror të Tetovë, ndërsa më pas janë pritur edhe nga ana e kryetares së komunës së Tetovës Teuta Arifi. Festivali ditëve në vijim do të mbahet në Shqipëri, gjëgjësisht në Krujë dhe Tiranë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *