Home / Lajme / Rajon / Filloi regjistrimi në BEH, i pari pas 22 vjetëve

Filloi regjistrimi në BEH, i pari pas 22 vjetëve

Sarajevë, 1 Tetor 2013 -Në regjistrimin do të marrin pjesë 25.000 persona, prej të cilëve rreth 19.000 regjistrues, kontrollorë dhe regjistrues rezervë. Ligji për regjistrim parashikon që buxheti për regjistrimin të arrijë 46 milionë marka konvertibile, gjegjësisht rreth 23 milionë euro.

Sot në mëngjes në orën 9 sipas kohës lokale në Bosnjë dhe Hercegovinë filloi regjistrimi i popullsisë, familjeve dhe vendbanimeve që do të zgjasë deri më 15 tetor, njoftoi Anadolia.

Pas 22 vjetëve, sa kaluan nga regjistrimi i fundit në vitin 1991, shteti i Bosnjës dhe Hercegovinës do të fitojë pasqyrë konkrete demografike dhe ekonomike të popullsisë, si dhe një numër të madh të të dhënave të tjera statistikore të nevojshme për zhvillim adekuat të shtetit. Regjistrimi, gjithashtu, do të mundësojë edhe përmbushjen e disa kushteve në rrugën e BEH drejt integrimeve evropiane.

Regjistrimi do të zgjasë çdo ditë prej orës 9 deri në orën 21, ndërsa rezultatet e para do të mund të merren pas 90 ditëve, në janar të vitit të ardhshëm.

Në regjistrimin do të marrin pjesë 25.000 persona, prej të cilëve rreth 19.000 regjistrues, kontrollorë dhe regjistrues rezervë. Ligji për regjistrim parashikon që buxheti për regjistrimin të arrijë 46 milionë marka konvertibile, gjegjësisht rreth 23 milionë euro.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *