Home / Lajme / Maqedoni / Fulbright Scholar Program prezantohet në USHT (VIDEO)

Fulbright Scholar Program prezantohet në USHT (VIDEO)

Tetovë, 28 tetor – Në Amfiteatrin e Fakultetit Filologjik të Universitetit Shtetëror të Tetovës, përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së në Maqedoni para stafit akademik dhe studentëve e prezantuan projektin Fulbright Scholar Program.

Programin e lartpërmendur e prezantoi Kaitlin Turek, atashe për arsim dhe kulturë në Ambasadën e SHBA-së dhe Gazmend Iliazi, asistent për programe arsimore në Ambasadën e SHBA-së në Maqedoni.

Profesorët dhe studentët e USHT-së shfaqën interesimin e tyre lidhur me këtë mundësi të çmuar që ju ofrohet për ndjekjen e studimeve pasuniversitare dhe kërkimeve shkencore në universitetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kaitlin Turek i shpjegoi në detaje të gjitha përparësitë dhe kriteret e këtij programi dhe njëkohësisht konfirmoi se për programin në fjalë aplikojnë studiues nga shtete të ndryshme në mbarë botën.

Përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve në vendin tonë i falënderuan drejtuesit e USHT-së për bashkëpunimin e frytshëm, dhe njëherit i falënderuan të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre.

Përndryshe, për të gjithë të interesuarit, aplikimi online i projektit Fulbright Scholar Program do të zgjasë deri në fund të muajit dhjetor 2013.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *