Home / Lajme / Maqedoni / Furnizohen aparate për matjen dhe analiza të cilësisë së ajrit

Furnizohen aparate për matjen dhe analiza të cilësisë së ajrit

28 tetor-Neni 218 nga Kodi penal parashikon dënim prej katër deri dhjetë vjet burg për personin që me mospërmbajtjen ndaj rregullave për mbrojtjen e ambientit të jetesës do të ndot ajër, tokë, ujë, sipërfaqe ujore ose ujë rrjedhës në përmasa më të mëdha ose në rajon më të gjerë dhe me këtë shkakton rrezik për jetën ose shëndetin e njerëzve. Për personat zyrtarë dhe përgjegjës është parashikuar dënim me burg prej të paktën pesë vjet.

Me aparate për matje dhe analiza të cilësisë së ajrit ambiental për herë të parë dëshmohet lidhshmëria e ajrit të ndotur dhe ndotësit, informoi sot në konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Procedura për furnizimin e dy aparateve të tilla, me vlerë prej 900 mijë denarë, ka përfunduar dhe menjëherë pas dërgesës së furnizuesit të zgjedhur, Instituti dhe qendrat për shëndet publik do të fillojnë me matjen e lokacioneve që veçmë janë caktuar.

Pastaj në laboratori do të konfirmohet përbërja kimike e qelizave të ajrit dhe lidhjes eventuale me lokacionin ku do të vendoseshin matësit. Do të mund të merren rezultate precize për koncetracionin e qelizave të fuqishme të suspenduara PM10 dhe PM2.5, si dhe për pranin dhe kocetrimin e substancave të ndara të dëmshme, si metale të rënda, dioksid karboni policiklik të aromatizuar, azbest e tjerë.

Me këto aparate mobile mund të hulumtohen ekzemplarë të ajrit të lokaliteteve të ndryshme, posaçërisht në mjedise të rrezikshme, gjatë situatave alarmuese, në raste gjatë dyshimit eventual ose vërejtjes për ndotje të mundshme të ajrit e tjerë. Analiza me kohë, paralajmërimi i qytetarëve për rezultate eventuale pozitive, këshillimet me kohë për parandalim, do të kontribuojnë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, tha Todorov.

Sipas tij, shteti ka rregullativë që seriozisht e rregullon këtë problematikë, e cila parashikon dënime serioze për ndotësit, por siç tha, deri tani kanë munguar aparate të rregullta të cilat mund shumë lehtë ta dëshmojnë lidhjen shkaku-pasoja mes ndotjes dhe ndotësit.

MAtësi mobil peshon 17 kilogramë dhe do të mund të transportohet me automjet, matja do të zgjat 24 orë në të gjitha kushtet kohore. Do të mund të vendoset në çdo vend për të cilën institucionet kompetente dyshojnë se ka burim të ndotjes.

Ajri cilësor dhe i pastër, tha Todorov, është prioriteti i ynë kulmor, duke marrë parasysh se sa ndikim të rëndësishëm ka për shëndetin e qytetarëve.

Ligji penal parashikon dënim më të madh për shkaktarin e ndotjes, nëse ndotja nuk mund të largohet në periudhë më të gjatë kohore.

Neni 218 nga Kodi penal parashikon dënim prej katër deri dhjetë vjet burg për personin që me mospërmbajtjen ndaj rregullave për mbrojtjen e ambientit të jetesës do të ndot ajër, tokë, ujë, sipërfaqe ujore ose ujë rrjedhës në përmasa më të mëdha ose në rajon më të gjerë dhe me këtë shkakton rrezik për jetën ose shëndetin e njerëzve. Për personat zyrtarë dhe përgjegjës është parashikuar dënim me burg prej të paktën pesë vjet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *