Home / Lajme / Maqedoni / Gallatasaraj do të hapë shkollë futbolli në Gostivar

Gallatasaraj do të hapë shkollë futbolli në Gostivar

Gostivar, 11 Tetor – Klubi i mirënjohur futbollistik Gallatasaraj nga Stambolli i Turqisë, do të hapë shkollën e futbollit në qytetin e Gostivar. Gallatasaraji, në Maqedoni zgjodhi Gostivarin për ta hapur shkollën e futbollit.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe këshilltari komunal dhe përgjegjësi i sportit në komunën tonë, Argjent Beqiri, qëndruan në Stamboll ku nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunimin me gjigantin turk.

Kontratën nga ana e komunës e nënshkroi, këshilltari dhe ish futbollisti legjendar nga Gostivari, Argjend Beqiri, kurse nga ana e klubit Gallatasaraj, e nënshkroi drejtori i shkollës së futbollit, Selim Durmaz.

“Kjo është një arritje e madhe për sportin dhe për futbollin në Gostivar. Shkolla do ta mbaje emrin: Shkolla e futbollit te Gallatasarajit ne Maqedoni – Gostivar. Në këtë shkollë do të mund të regjistrohen të gjithë të rinjtë të cilët mendojnë se kanë talent për futboll dhe ata do të trajnohen në disiplina profesionale.

Kjo kontratë u jep mundësinë të rinjve për ta vazhduar karrierën edhe në Gallatasaraj. Gjithashtu fëmijët do të marrin pjesë edhe në turnetë që do të organizohen në shkollat tjera të klubit jashtë Turqisë”, tha përgjegjësi si sportit, Argjent Beqiri. Fëmijët do të stërviten në të dy stadiumet e qytetit nga trajner nga Gostivari.

Iniciativa për hapjen e shkollës së futbollit të Gallatasaraj në Gostivar, erdhi nga këshilltari komunal Argjent Beqiri, me çka pasoi vizita e një delegacioni nga shkolla e futbollit të klubit në Gostivar të udhëhequr nga drejtori i shkollës Selim Durmaz dhe koordinatorja Seçil Uner, ku u panë mundësitë për tu hapur kjo shkollë edhe në Gostivar.

Gallatasaraj, deri tash shkolla të tilla ka hapur mbi 100, nga të cilat 53 në Stamboll, 44 në qytete të tjera brenda Turqisë dhe 6 në shtete tjera siç janë Kosova, SHBA, Holanda, Azerbajxhani dheAustrali. Së shpejti do të hapen edhe 10 shkolla të tjera në vende të ndryshme të botës.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *