Home / Lajme / Maqedoni / Gjendet një trup pajetë i një 82 vjeçari në Tetovë (VIDEO)

Gjendet një trup pajetë i një 82 vjeçari në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 10 Tetor – Sot rreth orës 11 është gjetur trupi i pajetë i 82 vjecarit L.A nga fshati Pallcisht i Epërm në pyllin në afërsi nga ana e policisë. Ai që mbrëmë është paraqitur nga familja se kishte dalur ëpr të mbledhur gështenja por nuk është kthyer, raporton Tv KOHA.

Sipas informative të policisë së Tetovës, plaku 82 vjeçar, ditën e djeshme ishte nisur për të mbledhur gështenja në pyllin e afërm.
Pasi nuk ishte kthyer në shtëpi, 42 vjeçari I.A nga fshati Pallçishti i Epërm, mbrëmë ka njoftuar policinë se gjatë ditës nga shtëpia është larguar babai i tij L.A 82 vjeçar, që të mbledh gështenja dhe nuk është kthyer sërish në shtëpi, njofton TV KOHA.

Pas paraqitjes së rastit policë të stacionit policor nga fshati Kamjan kanë shkuar në vendin e treguar nga familjarët dhe sot rreth orës 11.00 në vendin e quajtur “Xhemilov Dab” në atarrin e fshatit Pallçisht i Epërm është gjetur trupi i pajetë i L.A 82 vjecar, raporton Tv KOHA.

Është kryer hetim ku kanë marrë pjesë gjykatësi hetues, prokurori public dhe mjeku nga mjekësia ligjore. Nga hetimet e bëra në trup nuk janë konstatuar gjurmë të dhunës. Me urdhër të gjykatësit hetues, trupi I është dhënë families.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *