Home / Sport / Gostivari kërkon pikët ndaj Renovës

Gostivari kërkon pikët ndaj Renovës

“Do të jetë një sfidë e vështirë, por Renova tani më ka një objektiv të qartë se duhet të jetë në kreun e tabelës së klasifikimit, posaçërisht pas eliminimit nga Kupa e Maqedonisë. Në sfidën e fundit, kundër Metalurgut në Tetovë, nuk arrita që të shënojë gol nga disa raste të pastërta, por besojë se tani do të jetë ndryshe dhe se nuk do të pësojmë disfatë në Gostivar, por do të nxjerrim rezultat pozitiv, pasi jemi një ekip e fortë”, deklaroi Emini

Gjatë fundjavës do të zhvillohen përballjet e javës së 10 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, e cila do të kalojë nën hije të përballjes derbi mes Pelisterit dhe Vardarit në Manastir. Vendasit nuk dinë për disfatë në Manastir, ndërsa Vardari se njeh fitoren si skuadër mysafire, kur janë në pyetje përballjet e tyre të drejtpërdrejta në kampionatin vendor të futbollit. Ndërkohë një derbi i madh pritet të jetë në Gostivar, ku skuadra vendase do të takohet me Renovën. “Do të jetë një sfidë e vështirë, por Renova tani më ka një objektiv të qartë se duhet të jetë në kreun e tabelës së klasifikimit, posaçërisht pas eliminimit nga Kupa e Maqedonisë. Në sfidën e fundit, kundër Metalurgut në Tetovë, nuk arrita që të shënojë gol nga disa raste të pastërta, por besojë se tani do të jetë ndryshe dhe se nuk do të pësojmë disfatë në Gostivar, por do të nxjerrim rezultat pozitiv, pasi jemi një ekip e fortë”, tha numri dy në listën e golashënuesve, Izair Emini. Përball Renovës do të jetë skuadra e Gostivarit, e cila paralajmëron përfundimin e krizës dhe me trajnerin e ri, Mitevin, të shënojë fitoren e parë. “Na pret një sfidë e vështirë kundër Renovës, duke ditur se bëhet fjalë për një ekip kompakt, i cili vazhdimisht është në kreun e tabelës së klasifikimit në futbollin vendor. Një pikë e arkëtuar në sfidën e fundit ndaj Euromillkut na ka shtuar vetëbesimin dhe tani me plot optimizëm e presim duelin me Renovën”, tha sulmuesi i Gostivarit Xhihan Seferi. Ndërkohë, Shkëndija pritet të ketë një detyrë të lehtë ndaj Euromilkut, e cila në përballjet ku është mysafire, vazhdimisht orientohet në mbrojtje dhe kërkon golin përmes kundërsulmeve. Mirëpo duke ditur se ndaj Makedonija Gj.P janë humbur pikë të rëndësishme, skuadra kuqezi do të kërkojë fitoren nga minuta e parë dhe nuk do të ishte befasi nëse ajo shprehet me një diferencë të thellë. “Edhe pse bëhet fjalë për skuadër që këtë vit është për herë të parë pjesë e elitës së futbollit vendor, gjithsesi se kanë kualitet dhe ne i respektojmë maksimalisht. Mirëpo ne kemi planet tona dhe mendojmë për fitore dhe tre pikë të reja. Apeloj që sa më shumë tifozë të vijnë në stadium dhe të na mbështesin në tentimin për të korrur fitoren e rradhës. Pres atmosferë të bukur, ne do japim maksimumin që me një lojë cilësore të realizojmë planin tonë për këtë përballje dhe në fund besoj se të gjithë së bashku të festojmë fitoren”, deklaroi mbrojtësi i Shkëndijës, Egzon Belica. Sfida e parë, e me të cilën do të nis java e 10 do të zhvillohet të shtunën, në orën 15:30, kur Rabotniçki në stadiumin në “Gjorçe Petrov” do të përballet me Bregallnicën. “Romantikët” pësuan disfatë minimale në Manastir dhe premtojnë se do të luftojnë deri në fund që të mundin befasinë më të madhe të këtij sezoni, skuadrën e Bregallnicës nga Shtipi. Metalurgu ende është skuadra që nuk ka shijuar disfatën në këto 9 xhiro të zhvilluara, ndërsa në të 10 do të zhvillojë një tjetër përballje derbi, kundër Horizont Turnovës. Tek vendasit do të mungojë Sedat Berisha, i cili u ndëshkua me karton të kuq në përballjen e fundit me Renovën (1-1), ndërsa tek mysafirët është shtuar vetëbesimi pas deklasimit të Bregallnicës me 3-1 në javën e fundit. “Do të jetë një ndeshje interesante për të përcjellur, pasi që do të kemi përball skuadrën e fortë të Metalurgut. Do të mundohemi që të luajmë lojën tonë dhe do të kërkojmë fitoren. Do të jetë një ndeshje kualitative edhe pse Metalurgu do të jetë i dobësuar me mungesën e Sedat Berishës”, deklaroi Muzafer Ejupi, sulmuesi i Horizont Turnovës. Në Kërçovë, Napredoku përballet me Makedonija Gj.P. Vendasit kërkojnë pikë maksimale, posaçërisht pas disfatës 3-0 nga Vardari, ndërsa skuadra e Makedonisë futet në këtë përballje me më shumë vetëbesim, posaçërisht pas barazimit pa gola ndaj Shkëndijës. Të gjitha përballjet do të zhvillohen në orën 15.30.

Takimet e javës së X:
Metalurgu – Horizont T.
Gostivari – Renova
Shkëndija – Euromilku
Napredoku – Makedonija Gj.P.
Pelisteri – Vardari
Rabotniçki – Bregallnica (e shtunë, 15:30)

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *