Home / Sport / Gotze kërkon më shumë minuta

Gotze kërkon më shumë minuta

21-vjeçari që nga transferimi i tij nga Borussia Dortmund është përballur me lëndime për së fundmi ai ka vazhduar stërvitjet me ekipin për të fituar formën e tij që kishte tek “milionerët”.

Mesfushori i Bayern Munichut Mario Gotze ka theksuar se ka nevojë të luaj më shumë ndeshje për të rikthyer formën e tij më të mirë. 21-vjeçari që nga transferimi i tij nga Borussia Dortmund është përballur me lëndime për së fundmi ai ka vazhduar stërvitjet me ekipin për të fituar formën e tij që kishte tek “milionerët”.

“Është e qartë se ende nuk jam i gatshëm 100 për qind. Për është vetëm çështje kohe. Kam nevojë për më shumë minuta dhe për më shumë ndeshje”, ka thënë Gotze për faqen zyrtare të Bayernit.

“Mendoj se do t`i arrij dy gjërat në javët që vijnë. Kurse të tjerat do të rregullohen vet”, ka shtuar ai.

Mesfushori kreativ ka luajtur 45 minuta në fitoren 5-3 të Gjermanisë kundër Suedisë të martën dhe ishte i lumtur që ishte rikthyer në ekipin kombëtar.

“Ishte shumë e rëndësishme për mua pasi nuk kam luajtur për një kohë të gjatë”, ka theksuar ai. “Nuk kam luajtur rregullisht në pesë muajt e fundit, pra ishte gjë e mirë që u riktheva në fushë”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *