Home / Lajme / Maqedoni / Gratë në Tetovë nuk janë të sigurta në aspektin shëndetësor (VIDEO)

Gratë në Tetovë nuk janë të sigurta në aspektin shëndetësor (VIDEO)

Tetovë, 18 Tetor – Në komunën e Tetovës është prezantua analiza e matjes së sigurisë njerëzore nga prizma gjinore në komunën e Tetovës e punuar nga Qendra për të drejta të njeriut dhe zgjidhje të konflikteve dhe e përkrahur nga Zyra e UNWOMEN në Shkup, njoftojnë nga zyra për marrëdhënie me publikun në komunën e Tetovës.

Sipas kësaj analize femra në Tetovë nuk është e sigurt nga aspekti ekonomik. “Shumica e femrave nuk janë të punësuara ose punojnë në vende pune me të ardhura mujore shumë të ulëta. Dominimi i familjes tradicionale nënkupton edhe rol adekuat të femrës në familje, si nga aspekti i obligimeve shtëpiake, ashtu edhe për nga kujdesi ndaj anëtarëve të familjes. Femra në Tetovë nuk është e sigurt nga aspekti shëndetësorë. Numri i mjekëve, personalit ndihmës spitalorë, infermieret, shërbimet spitalore dhe numri i krevateve spitalor, është më i ulët se sa mesatarja në nivel republikan. Me përqindje më të vogël të vaksinimit, me më shumë raste të HIV-it dhe numër dukshëm më i madh femrave me anemike sidomos te gratë shqiptare, Tetova nuk ofron sigurinë e nevojshme shëndetësore. Po ashtu kjo analizë thekson që femrat në Tetovë nuk marrin pjesë në proceset e vendimmarrjes në nivel komunal, nuk kanë pozicione udhëheqëse në pushtet dhe kanë shumë pak dhe pamjaftueshëm informata për gjërat që janë në interesin e tyre në nivel komunal”, thuhet në njoftimin e kësaj zyre. Më tej sipas kësaj zyre, analiza rekomandon monitorim të vazhdueshëm të sigurisë njerëzore sidomos të sigurisë së gruas sipas metodologjish, kritereve dhe indikatorëve paraprakisht të definuar, shfrytëzimin e të dhënave të mbledhura në krijimin e strategjive dhe politikave të komunës në segmente të caktuara ose në përgjithësi. “Komisioni për barazi gjinore duhet të themelon strategjinë për punën e vetë mbi të dhënat e marra nga siguria e njeriut sidomos ajo e gruas ndërsa komuna të bëjë hulumtime të rregullta të mendimeve dhe perceptimeve të qytetarëve për gjendjen në lëmi të caktuara që kanë ndikim në sigurinë dhe ti shfrytëzojë të gjitha bazat e të dhënave me qëllim krijimin e një baze të veçantë me të dhëna për sigurinë njerëzore me theks të veçantë në sigurinë e gruas”, njofton zyra për marrëdhënie me publikun në komunën e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *