Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Personat e sapopunësuar janë zgjedhur me rangim të drejtpërdrejtë kompjuterik, e jo në sistem lotarie (VIDEO)

Gruevski: Personat e sapopunësuar janë zgjedhur me rangim të drejtpërdrejtë kompjuterik, e jo në sistem lotarie (VIDEO)

7 tetor-“Nuk bëhet fjalë për sistem lotarie ose sistem të fatit, por për krijim softuerik të rang listës në pajtim me kriteret e vërtetuara dhe të dhënat e futura, ndërsa të dhënat janë marrë nga vetë personat, të cilët kanë konkurruar”, theksoi kryeministri Gruevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Kryeministri Nikolla Gruevski precizoi se 1.600 persona nga kategoritë e ndjeshme sociale, të cilët do të punësohen në institucionet dhe organet shtetërore konform shpalljes për punësim të personave të kategorive të ndjeshme sociale të shpallura nga NP “Pyjet e Maqedonisë” janë zgjedhur me rangim të drejtpërdrejtë kompjuterik, e jo me sistem të lotarisë siç pohojnë disa media.

“Nuk bëhet fjalë për sistem lotarie ose sistem të fatit, por për krijim softuerik të rang listës në pajtim me kriteret e vërtetuara dhe të dhënat e futura, ndërsa të dhënat janë marrë nga vetë personat, të cilët kanë konkurruar”, theksoi kryeministri Gruevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Ai theksoi se në pajtim me Ligjin është parashikuar procedurë e shkallës së dytë, respektivisht mundësi për ankesë për secilin që ka konkuruar dhe nuk është i kënaqur që nuk është pramnuar në shpallje.

Përzgjedhja e të sapopunësuarve në NP “Pyjet e Maqedonisë” është bërë nga mbi 20.000 persona të paraqitur. Të përzgjedhurit do të punësohen fillimisht në NP Pyjet e Maqedonisëm pastaj një pjesë e tyre do të mbeten në punë në këtë ndërmarrje publike, ndërsa të tjerët do të ndërmerren në instiucione tjera. Emrat e të përzgjedhurve janë lexuar në kuadër të programit të hapur, ndërsa mund të shihen edhe në ueb faqen e Pyjeve të Maqedonisë.

Gruevski kërkoi publikisht pastrimin e Listës Zgjedhore

Kryeministri Nikolla Gruevski sot publikisht i bëri thirrje kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev që t’i japë urdhër bashkëpartiakut të tij dhe kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Boris Kondarko që të fillojë me pastrimin e Listës Zgjedhore.

“Kompetenca për pastrimin e Listës zgjedhore është kryesisht e KSHZ-së. E shtroj pyetjen pse gjashtë muaj nuk e fillojnë këtë dhe u bëj thirrje ta fillojnë menjëherë dhe ta përfundojnë që të mos kërkojnë pastaj alibi se dështmi që do t’u pasojë vjen për shkak të asaj që lista nuk është pastruar ose alibi të tjera, të cilat janë të ndërlidhura me Listën zgjedhore”, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski duke u përgjigjur në pyetjen pas vendosjes së gur-themelit të objektit të Teknohoze në ZTIZH Shkupi 1.

Ai theksoi se rreth Listës zgjedhore ndodh diçka e çuditshme, sepse, siç tha, kanë kaluar pothuajse gjashtë muaj nga dita kur kanë përfunduar Zgjedhjet lokale dhe që atëherë deri më tani ka bojkot total nga ana e kryetarit të KSHZ-së në lidhje me pastrimin e Listës zgjedhore.

Precizoi se Qeveria dhe disa institucione shtetërore ndoshta munden edhe diçka të ndihmojnë dhe të kyçen nëse nga KSHZ-ja e kërkojnë këtë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *