Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Sikur ta quanim Greqinë FOPOG

Gruevski: Sikur ta quanim Greqinë FOPOG

18 tetor-“Fqinji ynë jugor ende beson se problemi mund të zgjidhet me bllokime, me shantazhe dhe me fyerje. Pse fyerje!? Ata deri më sot na quajnë FYROM, madje nuk thonë Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, por FYROM – një shkurtesë e cila nuk duhet të përdoret sipas asnjë standardi. Kjo është sikur ne t’i quajmë FOPOG – Former Ottoman Province of Greece-FOPOG, tha Gruevski.

VMRO-DPMNE është lëvizje politike e cila vepron për të gjithë qytetarët, ne jemi Qeveri e cila i zgjidh problemet për të gjithë kategoritë e qytetarëve dhe do të vazhdojmë të punojmë, por jo me dinamikë të njejtë, por më të fuqishme, theksoi kryeministri dhe njëherit lider i VMRO-DPMNE-së ?Nikolla Gruevski në tribunën e hapur që mbrëmë u mbajt në Manastir.

“Para se të vijë në pushtet kjo garniturë e VMRO-DPMNE-së nuk më kujtohet se ndonjëherë ka pasur ulje të çmimeve të ilaçeve, nuk më kujtohet se ka pasur rritje të pensioneve, edhe pse edhe paraprakisht nuk ishte jeta e lehtë, ndërsa nuk ishte e lehtë as për buxhetin, por rritje të pensioneve nuk kishte, kishte vetëm një ulje prej 8 për qind kur thonin se anija do të fundoset. Kaluam nëpër krizën ekonomike botërore dhe krizën debitore evropiane e cila në Evropë ende po zgjat. Megjithatë arritën që numrin e të punësuarve të rinj ta rrisim për 112.000 persona. Kjo nuk ndodhi rastësisht, por sepse u krijuan kushte dhe iu shtri dora ekonomisë, kompanive me të cilat u bëmë partner i cili u ndihmon dhe për këtë arsye suksesin e tyre e ndjejmë si suksesin tonë për shkak se ka punësime të reja”, theksoi Gruevski.

Me dinamikë më të fuqishme, theksoi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, punojmë në mbështetjen e ekonomisë së Maqedonisë me qëllim të hapjes së vendeve të reja të punës.

Partia qeveritare, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski në tribunën në Manastir, me masa dhe aktivitete konkrete tregoi vullnet dhe vendosmëri konkrete për luftën e vërtetë kundër krimit dhe korrupsionit. Tregoi, nënvizoi, joselektivitet serioz në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Duke u përqëndruar në pozicionin ndërkombëtar të Republikës së Maqedonisë, kryeministri Gruevski në tribunën e mbrëmshme në Manastir edhe njëherë i konfirmoi aspiratat euroatlantike të shtetit të cilat vazhdimisht pengohen nga Republika e Greqisë.

“Fqinji ynë jugor ende beson se problemi mund të zgjidhet me bllokime, me shantazhe dhe me fyerje. Pse fyerje!? Ata deri më sot na quajnë FYROM, madje nuk thonë Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, por FYROM – një shkurtesë e cila nuk duhet të përdoret sipas asnjë standardi. Kjo është sikur ne t’i quajmë FOPOG – Former Ottoman Province of Greece-FOPOG. Sa do të ofendoheshin nëse kështu do t’i quanim? Por, ata e dinë se në mënyrë të këtillë problemi nuk zgjidhet, në këtë mënyrë vetëm largohemi. Duket se në këtë moment ata nuk kanë vullnet politik ta zgjidhim çështjen dhe për këtë arsye imponojnë gjëra të këtilla. Vokabulari i tyre është gjithnjë e më i ashpër dhe nuk janë të gatshëm për kompromis, ndërsa ne jemi të vetëdijshëm se kjo çështje mund të zgjidhet vetëm me kompromis dhe ne jemi të gatshëm për këtë. Por, nuk është kompromis ajo që me vite, dekada dhe shekuj paraardhësit tanë kanë luftuar që ta arrijnë, i kanë dhënë jetët e tyre ose kanë vdekur nëpër burgje tani ne ta shkatërrojmë. Nuk mundet askush nga ne ta kërkojë atë që jemi me shekuj, tani të mos jemi, dhe të vetëfshihemi. Ne jemi dhe do të mbetemi maqedonas me gjuhë maqedonase në këtë shtet Republika e Maqedonisë”, theksoi kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski.

Në takimin e mbrëmshëm me manastirasit, prezantim të rezultateve të arritura me theks të veçantë në investimet dhe planet për mbështetje të drejtpërdrejtë të zhvillimit të komunës së Manastirit kishin ministrat Zoran Stavreski, Mile Janakievski, Nikolla Todorov dhe Spiro Ristovski, të cilët së bashku me anëtarët e ekipit qeveritar si dhe njerëzit e parë të më shumë institucioneve publike kombëtare dhe nga vetëqeverisja lokale, iu përgjigjën pyetjeve të drejtpërdrejta nga të pranishmit në tribunën që e organizoi VMRO-DPMNE-ja

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *