Home / Lajme / Maqedoni / Grupi i Vishegradit: Fillim i negociatave dhe zgjidhje paralele e emrit

Grupi i Vishegradit: Fillim i negociatave dhe zgjidhje paralele e emrit

31 tetor-
Ai vlerësoi se mbajtja e takimeve të rregullta vjeshtore të ministrave të punëve të jashtme të Grupit të Vishegradit në format V4 dhe Ballkanit perëndimor, ku merr pjesë edhe komisari për zgjerim i Komisionit evropian, si dhe Austria dhe Turqia, janë mundësi e mirë për bisedime joformale ndërmjet kolegëve, ndërsa porosia kyçe ishte të ruhet entuziazmi i procesit të zgjerimit.

Është nevojë e pashtyeshme që Republikës së Maqedonisë t’i mundësohet fillim i negociatave dhe kontesti bilateral të zgjidhet paralelisht me procesin e negocijimit për anëtarësim në BE, sepse tashmë disa vite i ak përmbushur kriteret e nevojshme.

Kjo, siç deklaroi për MIA-n minsitri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki , është porosia kyçe nga takimi i sotëm minsitror në Budapest, i vendeve nga Grupi i Vishegradit dhe ballkanit Perëndimor, ku mori pjesë edhe eurokomisari për zgjerim, Shtefan Fyle.

Temë qendrore e takimit, në të cilin minsitri Poposki merr pjesë me ftesë të kolegut të tij hungarez, Janosh Martonji, është eurointegrimi i vendeve nga Ballkani – sfidat në rrugën drejt BE-së, fuqia transformuese e eurointegrimit, si pozitivisht të ndikohet në procesin e zgjerimit në BE etj.

“Patëm dialog mjaft të hapur me anëtaret e Grupit të Vishegradit – Polonia, çekia, Sllovakia nën kryesimin hungarez. Qëllimi i tyre është ta mbështesin procesin e zgjerimit i cili dukshëm nuk e ka nivelin e entuziazmit, që e kishte gjatë zgjerimeve të mëparshme sepse disa nga problemet kyçe posaçërisht në pjesën ekonomike i preokupojnë vendet-anëtare të BE-së. Ajo që është e rëndësishme për ne, është se këto katër vende së bashku me Austrinë, e cila ishte pjesë e këtij takimi, janë mbështetëse të fuqishme të këtij procesi”, tha shef i diplomacisë.

Ai përkujtoi se nga ana e Komisionit evropian ishte cekur se ekzistojnë pritje pas rekomandimit të pestë më të fuqishëm për fillim të negociatave që përfundimisht vendet-anëtare të veprojnë dhe t’i mundësojnë Republikës së Maqedonisë t’i fillojë negociatat, që tashmë është çështje e kredibilitetit të procesit të zgjerimit.

Sipas tij, ekziston edhe nivel i rezervës për atë se sa greqia është e disponuar në prëgjithësi të ketë rol konstruktiv në një proces të tillë dhe thotë se ajo që në të vërtetë ishte komunikuar nga ana e fqinjit tonë jugor disa herë me radhë, shkon në drejtim tl asaj se nuk do të donin të ketë çfarëdo lloj lëvizje dhe se do të përpiqej të mos ketë kurfarë përparimi në pikëpamje të fillimit të negociatave.

Ai vlerësoi se mbajtja e takimeve të rregullta vjeshtore të ministrave të punëve të jashtme të Grupit të Vishegradit në format V4 dhe Ballkanit perëndimor, ku merr pjesë edhe komisari për zgjerim i Komisionit evropian, si dhe Austria dhe Turqia, janë mundësi e mirë për bisedime joformale ndërmjet kolegëve, ndërsa porosia kyçe ishte të ruhet entuziazmi i procesit të zgjerimit.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë në Budapest pasdite do të marrë pjesë edhe në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të IEQ-së, në organizim të Kryesimit hungarez me këtë nismë, në temën “Misioni i IEQ-së në vigjilje të 25-vjetorit”.

IEQ është forum ndërqeveritar për promovim të bashkëpunimit politik, ekonomik, kulturor dhe shkencor ndërmjet vendeve anëtare, me mision kyç – bashkëpunimin rajonal në procesin e eurointegrimeve. Republika e Maqedonisë është anëtare e këtij klubi të Evropës Qendrore dhe Lindore, i cili numëron 18 vende, prej vitit 1993.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *