Home / Lajme / Maqedoni / Hapet panairi i artistëve dhe artizanëve (VIDEO)

Hapet panairi i artistëve dhe artizanëve (VIDEO)

Tetovë, 26 tetor – Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi ka bërë hapjen e panairit të artistëve dhe artizanëve nga vendi dhe rajoni.

Ky manifestim organizohet nga shoqata e artistëve dhe artizanateve Globusart nga Ulqini dhe mbështetet nga ana e komunës së Tetovës.

Hapjen e këtij panairi e bëri kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi ku tha se është kënaqësi që në Tetovë të organizohet një panair i këtillë, ku marin pjesë mysafir të ndryshëm nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë pjesëmarrës.

Ndërsa pjesëmarrësit e këtij panairi shprehen se janë munduar që para tetovarëve të prezantojnë më të mirën.

Panairi i artistëve dhe artizanëve nga vendi dhe rajoni do të jetë i hapur edhe gjatë ditës së nesërme.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *