Home / Lajme / Maqedoni / Hiqet gjuha shqipe nga tabelat treguese

Hiqet gjuha shqipe nga tabelat treguese

16 Tetor – Gjuha shqipe tërhiqet nga shenjat treguese të komunikacionit në komunën e Vevçanit, të vendosura përskaj rrugës magjistrale Strugë – Dibër.

Tabelat treguese ishin vendosur në tre gjuhë: maqedonisht, anglisht dhe shqip, mirëpo me kërkesë të autoriteteve të kësaj komune maqedonase minore me mbi 2 mijë banorë, që kufizohet me Strugën, Agjencia për Rrugë Shtetërore i tërhoqi tabelat. Tashmë në këtë aks rrugor prej dje janë tabelat treguese vetëm në dy gjuhë, maqedonisht dhe anglisht.

Nga komuna Vevçan kanë theksuar se në territorin e tyre banojnë vetëm maqedonas dhe se me ligj nuk lejohet përdorimi i gjuhës tjetër që përfaqëson mbi 20 për qind të popullsisë, kjo nënkupton gjuhën shqipe.

Nga kjo komunë kanë theksuar se kanë mirëpritur vendimin e agjencisë qeveritare për heqjen e këtyre tabelave dhe siç thuhet për përmirësimin e gabimit.

Gjorgji Vjankinovski nga komuna ka theksuar se në rast se nuk do të vepronte kjo agjenci qeveritare, atëherë do të ndërmerreshin masa nga vetë banorët e komunës, për të vepruar sipas tij, në përputhje me ligjin.

Tabelat treguese në tre gjuhë u vendosën disa muaj më parë pas rikonstruimit të rrugës magjistrale Strugë – Dibër.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *