Home / Lajme / Maqedoni / Hovit me rekomandime për Maqedoninë deri në samitin e dhjetorit të BE-së

Hovit me rekomandime për Maqedoninë deri në samitin e dhjetorit të BE-së

30 tetor-
Hovit, pas skenimit të gjendjeve në vend dhe bisedimeve me kryeminsitrin, ministra dhe prëfaqësues të shoqatave dhe sektorin e OJQ-ve, niset për në Bruksel, ku duhet ta përgatisë dhe prezantojë Projekt rezolutën për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin evropian.

Progres në implementimin e rekomandimeve nga Komisioni anketues, përparim në arritjen e marrëveshjes me Bullgarinë dhe përparim i dukshëm në lirinë e të shprehurit, janë tre sferat në të cilat Maqedonia duhet të punojë në periudhën deri në samitin e dhjetorit të BE-së, në mënyrë që t’i bindë vendet anëtare të caktojnë datë për negociata apo të bëjnë hap esencial në atë drejtim.

Këtë e theksoi raportuesi për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin evropian, RIçard Hovit në konferencën e sotme për shtyp në Delegacionin e BE-së në Shkup.

Ai nënvizoi se shumica e anëtareve të BE-së, e jo vetëm dy vendet fqinje, duhet të binden se Maqedonia i përmbushë mjaftueshëm Kkriteret e Kopenhagës për fillim të negociatave. Në pyetjen e gazetarëve u përgjigj se nuk do t’i emërojë veçanërisht se cilat janë ato anëtare të Unionit, por potencoi se ai, si edhe Komisioni evropian, qëndrojnë në mendimin se vendi në mënyrë të mjaftueshme i përmbushë kriteret politike për fillim të negociatave.

“Me rëndësi thelbësore është të bëhet, sa të jetë e mundur, progres më i tërësishëmnë implementimin e rekomandimeve nga Komisioni anketues në Kuvend, me konsensus politik ndërmjet prative, me qëllim që të mos lihet mundësi që ngjarjet e vitit të kaluar lidhur me miratimin e buxhetit të përsëriten këtë apo cilin do vit tjetër. Partitë në pushtet dhe ato nga opozita duhet me respekt të ndërsjelltë dhe dialog, sado që të jetë kjo e vështirë, t’i përmbahen Memorandumit që e nënshkruan për integrimin euroatlantik të vendit, në mënyrë që ta vënë të parën në agjendë”, tha Hovit.

Ai foli për takimin e javës së kaluar të kryeminsitrit Nikolla Gruevski me kolegun bullgar, Pllamen Oresharski dhe shfaqi shpresë se janë të mundshëm hapa të mëtutjeshëm drejt arritjes së marrëveshjes për çështjet e hapura ndërmjet dy vendeve.

Lidhur me lirinë e të shprehurit, nënvizoi se gjerësisht është konsultuar për sfidat e ardhshme, duek sugjeruar se ekzistojnë rreziqe nëse ligjin e propozuar për mediume nëse sillet pa mbështetje të gjerë nga gazetarët. Foli edhe për rastin me gazetarin Tomisllav Kezharovski.

“Be-ja angazhohet për parimin për pavarësi në jurisprudencë. Megjithatë, është legjitime ta shpreh shqetësimin tim serioz lidhur me disa elemente të rastit. jam i brengosur për këtë dhe raste të tjera lidhur me kohëzgjatjen e paraburgimit dhe kushtet në të cilat mbahet sepse të dyshuarit duhet të konsiderohen të pafajshëm prëderisa nuk dëshmohet ndryshe. jam i brengosur edhe për caktimin e shpeshtë të kësaj mase, si dhe për krijimin e përshtypjes se vendimet që të procesohen akuzat janë caktuar nga shkaqe politike, e jo nga ato juridike”, tha eurodeputeti britanik. Sipas tij, rastet e këtilla mund të ndikojnë në krijimin e frikës në mesin e gazetarëve, redaktorëve dhe pronarëve të mediumeve, që rezulton me kufizim të gazetarisë hulumtuese dhe vetëcensurë.

Raportuesi në Europarlament, në konferencën për shtyp e përshëndeti hapjen e sërishme të zyres së komunitetit LGBT dhe i dënoi sulmet ndaj kësaj qendre, duke bërë thirrje drejt politikanëve që edhe ata t’i dënojnë, ndërsa drejtuar autoriteteve gjyqësore të punojnë në zbulimin dhe dënimin e kryesve.

Hovit, pas skenimit të gjendjeve në vend dhe bisedimeve me kryeminsitrin, ministra dhe prëfaqësues të shoqatave dhe sektorin e OJQ-ve, niset për në Bruksel, ku duhet ta përgatisë dhe prezantojë Projekt rezolutën për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin evropian.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *