Home / Lajme / Maqedoni / Ibrahimi: Jemi në hall me gënjeshtrat e BDI-së

Ibrahimi: Jemi në hall me gënjeshtrat e BDI-së

09 Tetor – Deputeti dhe anëtari i lartë i kryesisë së PDSH-së, Orhan Ibrahimi në një konferencë për mediat ka theksuar se shqiptarët janë në hall me gënjeshtrat e BDI-së dhe se sa i përket përfaqësimit të shqiptarëve në administratën shtetërore dhe institucione tjera nuk mbërrin as 5 për qind.

“Jemi në hall të madh me gënjeshtrat e BDI-së. Assesi nuk mundemi ti mbulojmë këto gënjeshtra rreth përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Ka vetëm një të vërtetë. Përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore nuk mbërrin as 5%, duke pasur parasysh administratën shtetërore dhe publike, ndërmarrjet shtetërore (MEPSO, ELEM dhe shume të tjera) dhe ata Publiko-Private (T-Mobile, EVN), si dhe në sektorin banker”, deklaroi deputeti Ibrahimi.

Sipas tij, këto janë fakte të mjaftueshme që demaskojnë politiken e dështuar të BDI-së dhe që dëshmojnë gënjeshtrën e madhe.

“Që ironia të jetë e pa parë, Musa Xhaferi, përkundër faktit që ankohet se nuk ka përfaqim të drejtë dhe adekuat, ai vet me rebalancin e buxhetit u fal qindra mijëra euro para të parapara për punësimin e shqiptareve, projektit antishqiptar Shkupi 2014”, theksoi deputeti Ibrahimi. Këtyre ditëve kanë pasuar akuza midis partive politike shqiptare në Maqedoni lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve, pas punësimeve masive nga ana e VMRO-DPMNE.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *