Home / Sport / Igli Tare, drejtor teknik tek Interi!?

Igli Tare, drejtor teknik tek Interi!?

Siç raporton e përditshmja prestigjioze “Repubblica”, miliarderit indonezian i pëlqejnë emra të tjerë, një listë që sheh në brendësi të saj, as më shumë e as më pak se Igli Taren, ish-kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë, ish-sulmuesin e Lazios dhe drejtorin aktual sportiv të klubit kryeqytetas.

Erik Thohir tashmë është presidenti i ri i Interit me një paketë aksionesh prej 70 për qind, ndërsa familjes Moratti, me në krye Massimon, i mbetet minoranca e 30 përqindëshit.

Ish-padroni zikaltër mund të vazhdojë me shumë mundësi që të mbulojë rolin e presidentit, veçse tani e tutje fjala e parë i përket aziatikut. Prandaj, teksa në ditët e ardhshme pritet vizita e parë zyrtare në seli e Thohirit si president, ndihmësit e indonezianit po nisin të hartojnë planin për të formuar Interin e ri. Ky planifikim pritet t’i prekë të gjithë, duke filluar nga stafi drejtues, ai teknik e për të kaluar më pas te rinovimi dhe përforcimi me talente e kampionë i grupit aktual.

Siç raporton e përditshmja prestigjioze “Repubblica”, miliarderit indonezian i pëlqejnë emra të tjerë, një listë që sheh në brendësi të saj, as më shumë e as më pak se Igli Taren, ish-kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë, ish-sulmuesin e Lazios dhe drejtorin aktual sportiv të klubit kryeqytetas. Pikërisht njerëz me profilin e shqiptarit, që punojnë shumë nën rrogoz dhe janë të aftë në realizmin e blerjeve të mëdha me pak para (si në rastin e Hernanesit, Kloses, Candrevës, Canës, Edersonit e të tjerë) i pëlqejnë shumë Tohirit, por edhe Daniele Prade i Fiorentinës, si dhe Giovani Sartori i Chievos.

Në vitet e fundit, Tare është shndërruar në një nga drejtuesit më të vlerësuar, edhe me ish-mbretin e merkatos, Luciano Moggin, që e pat përgëzuar shqiptarin. Prandaj, një hipotezë për të parë në një të ardhme të afërt Taren në rolin e njeriut të merkatos zikaltër nuk do të ishte habi, përkundrazi.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *