Home / Sport / Intervista Januzaj: Duka gënjeu, Shqipëria ia mbylli derën vetes

Intervista Januzaj: Duka gënjeu, Shqipëria ia mbylli derën vetes

Januzaj senior ka thënë se FSHF ia ka mbyllur dyert vetes, pasi drejtuesit e saj janë treguar jo korrekt dhe kanë gënjyer kinse kanë kontaktuar me përfaqësuesit e futbollistit. Ai ka folur edhe për opsionet tjera të 18 vjeçarit.

Babai i Adnan Januzajt, Abedini, ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të Federatës Shqiptare të Futbollit, posaçërisht presidentit Armando Duka, rreth deklaratave të këtij të fundit për talentin e Manchester Unitedit. Januzaj senior ka thënë se FSHF ia ka mbyllur dyert vetes, pasi drejtuesit e saj janë treguar jo korrekt dhe kanë gënjyer kinse kanë kontaktuar me përfaqësuesit e futbollistit. Ai ka folur edhe për opsionet tjera të 18 vjeçarit.

Babai i Adnan Januzajt, Abedini, ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të Federatës Shqiptare të Futbollit, posaçërisht presidentit Armando Duka, rreth deklaratave të këtij të fundit për talentin e Manchester Unitedit.

Januzaj senior, në një intervistë për emisionin ‘Interaktiv’, që transmetohet në KTV ka thënë se FSHF ia ka mbyllur dyert vetes, pasi drejtuesit e saj janë treguar jo korrekt dhe kanë gënjyer kinse kanë kontaktuar me përfaqësuesit e futbollistit.

“Unë deri tash nuk kam pasur asnjë thirrje nga ana e FSHF-së që të bisedojmë së paku për Adnanin, këtë duhet ta dijë opinioni shqiptar. FSHF ka bërë vetëm dezinformata, duke thënë se e kanë kontaktuar Adnanin. Kryetari i FSHF-së, Armando Duka ka thënë se ka biseduar me mua para 8 muajsh, por kjo është totalisht gënjeshtër dhe e pavërtetë. Januzaj nuk e ka refuzuar Shqipërinë, sepse nuk ka marrë ftesë”, ka thënë Abedin Januzaj, i cili konfirmoi se është në negociata me Unitedin dhe se i biri i tij mund ta vazhdojë kontratën me ‘Djajtë e Kuq’.

“Klubi i Manchesterit më ka thënë se dikush nga Ministria e Shqipërisë ka tentuar të flasë me Adnanin, por ata nuk janë kompetentë dhe ata duhet të flasin me klubin njëherë dhe me mua, sepse Adnani nuk merret me këto punë. Ata ia kanë mbyllur derën vetes. Në një emision thoshin se nëse ndien diçka, mund të shkojë të luajë për Serbinë. Kjo nuk lë derë që t’i japësh shans që Adnani të luajë për ekipin kombëtar shqiptar”, vijoi ai.

Megjithatë, Abedini nuk ia ka mbyllur përfundimisht dyert Kombëtares shqiptare, duke e akuzuar megjithatë Dukën për dezinformata dhe se është duke reaguar në mënyrë totalisht të paautorizuar dhe jo profesionale.

“Shqipëria e ka mbyllur derën vet, sepse ka bërë dezinformata totalisht të çmendura. Duka ka thënë se në moshën 13 vjeçare e kanë ftuar Adnanin, kjo është çmenduri. Ne mund të negociojmë vetëm me njërëz të përgatitur dhe profesional, e jo në mënyra të tilla. Gjithashtu, ata janë munduar edhe përmes Lorik Canës që të ma mbushin mendjen. Por, edhe pse kam respekt për këtë lojtar, ai nuk ka ndikim aspak tek unë që ta qoj Adnanin për të luajtur për Shqipërinë. Jo ai, por askush”, vazhdoi ai.

Januzaj e ka hedhur poshtë mundësinë që djali i tij të luajë për Kroacinë, Turqinë e Serbinë, siç spekulohej kohëve të fundit, por nuk e përjashtoi mundësinë që 18 vjeçari ta vesh fanellën e Anglisë, pasi e pranon se ka pasur kontakte me selektorin Roy Hodgson, që është i interesuar ta ketë në ekip talentin kosovar.

Edhe Belgjika duket të jetë larg planeve të Januzajt, për shkak të sjelljeve të selektorit të këtij vendi, por as këtij vendi nuk ia mbylli përfundimisht dyert, duke theksuar se nëse bisedohet si duhet, mund të ketë diçka.

Abedini ndër të tjera nuk e përjashtoi mundësinë që ylli i ri i Unitedit një ditë të luajë për përfaqësuesen e Kosovës, edhe pse e pranoi se për momentin një gjë e tillë është e pamundur, për shkak se FFK nuk është e pranuar në FIFA e as në UEFA.

Ndërkohë, Januzaj ka folur për nismën e karrierës së djalit të tij në Bruksel, ku u vërejt talenti i tij qysh në moshën trevjeçare. Më pas, në moshën 11 vjeçare e qoi Adnanin në Anderlecht, prej nga pas 5 vjetësh u transferua në Manchester United, të cilën e konsideron si zgjedhje të duhur.

Abedini shton se Sir Alex Ferguson ishte më meritori që Adnani ka arritur ku është, pasi ia dha rastin qysh sezonin e kaluar. Januzaj senior thekson se ky është vetëm fillimi dhe se djalin e tij e pret një punë e madhe përpara në karrierë, edhe pse e pranon se dygolëshi i Adnanit e emocionoi tej mase, sidomos kur tifozët në stadium e thirrën mbiemrin e tij.

Adnan Januzaj: Për gjithçka vendos babai

Pjesë e intervistës ishte edhe talenti i ‘Djajve të Kuq’, i cili është i fokusuar vetëm tek ekipi i Old Traffordit. Për gjithçka, ai thotë se vendos babai i tij, Abedini.

“E kam babanë prapa, për cilëndo kombëtare që më thotë babai të luaj, do të luaj. Do ta dëgjoj, sepse kam ardhur këtu me babanë dhe ai i di të gjitha. Për momentin, unë jam i koncentruar tek Manchesteri”, theksoi Januzaj.

Ai tregon se është duke kaluar momente të mira në Manchester dhe se ka mundësi të mira të qëndroj në këtë ekip, ku dëshiron ta shkruajë historinë dhe të bëhet lojtari më i mirë në botë.

Ai synon ta fitojë titullin në Premierligë me Manchesterin, ndërsa thekson se pozita e tij e preferuar është ajo e 10-shit, por që mund të luajë edhe në krahë.

“Prej fillimit kam dashur të luaj këtu, më është dhënë rasti dhe kam shënuar dy gola. Është ndjenjë shumë e mirë për mua, për familjen dhe për tifozët. Kam punuar shumë dhe kam ushtruar dhe kam dhënë gjithçka nga vetja. Do ta jap maksimumin dhe dua të bëhem lojtari më i mirë në botë”, vijoi ai.

Januzaj junior tregon se ka marrëdhënie të mira me Van Persie, Evra etj, kurse më së shumti mëson nga veterani Ryan Giggs.

Ai e ka falënderuar menaxherin Sir Alex Ferguson për rastin që ia ka dhënë. Ai premton gola të tjerë për tifozët që ka në mbarë botën, derisa Kosovën e konsideron si vend të veçantë për të, ku vjen ta shohë familjen, me të cilën është mjaft i lidhur.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *