Home / Lajme / Rajon / Itali, shqiptari nga Kosova vret gruan dhe vajzën

Itali, shqiptari nga Kosova vret gruan dhe vajzën

17 Tetor…Një grua 50-vjeçare dhe vajza e saj 20-vjeçare, janë vrarë me armë zjarri, në provincën Aquila, në Ital

Një grua 50-vjeçare dhe vajza e saj 20-vjeçare, janë vrarë me armë zjarri, në provincën Aquila, në Itali.

Mediat italiane, raportojnë se vrasja është kryer nga burri i 50-vjeçares dhe njëkohësisht babai i vajzës, Veli Selmanaj, 46 vjeç, me origjinë nga Kosova.

“Express” raporton se edhe dy viktimat ishin shqiptare nga Kosova, dhe se çifti rezultonte i ndarë.

Mësohet se Selmanaj ishte një punëtor ferme dhe punonte prej kohësh në Gjermani, pas ndarjes nga gruaja.

Nga burimet paraprake, thuhet se 46-vjeçari Selmanaj e ka vrarë të shoqen dhe vajzën, për shkak se këto të fundit i ishin ankuar atij se ngacmonte seksualisht të bijën dhe ushtronte dhunë ndaj saj. (INA)

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *