Home / Sport / Jakup Berisha, i riu që synon të bëhet yll

Jakup Berisha, i riu që synon të bëhet yll

“Prej kur kam nisur të ushtroj futboll te shkolla e Rabotnickit kam patur një ëndër. Të bëhem një ditë yll i njohur i futbollit. Tani jam te Vardari dhe vazhdoj të ushtroj me të njëjtat ambicie. Shpresoj që një ditë të bëhem pjesë e ekipit të parë këtu në Maqedoni, ndërsa më pas të transferohem në ndonjë klub të njohur evropian”, deklaron mes tjerash, Jakup Berisha.

Shkupi gjithmonë ka qenë një burim i pashtershëm i talentëve të futbollit dhe Jakup Berisha është vogëlushi rradhës që tregon shkathtësi të mëdha të ktij sporti. Duke treguar talent të madh që fëmijërinë e hershme, Jakupi regjistrohet në KF Rabotnicki të Shkupit ku edhe bën hapat e parë të futbollit. Trajnerët vërjenë talentin dhe Berishën e vogël e bëjnë sulmues kryesor të gjeneratës së tij te Rabotnicki, ku shkëlqeu me gola dhe assiste. Trajneri i tij Sasho më vonë kalon te Vardari dhe duke ditur mirë potencialin e Jakup Berishës, e mer me vete edhe atë në taborin e ‘kuqezinjëve’ nga Shkupi. Aty Berisha shpreson të vazhdojë progresin e tij si futbollistë dhe një ditë të bëhet pjesë e ekipit të parë. “Kam filluar të ushtroj te Rabotnicki dhe mendoj se aty kam përparuar shumë. Pasi trajneri im kaloi te Vardari, vendosi që t’më marë me vete edhe mua. Tani jam këtu te Vardari ku shpresoj që të vazhdoj të përparoj”, shprehet vogëlushi Jakup Berisha, i cili më tej sqaron se i pëlqen shumë të luaj në sulm. “Kam dëshirë të kem sa më shumë kontakt me topin, të luaj, të dribloj, të assistoj dhe sigurisht të shënoj gola”, thotë Berisha. Ai premton se do vazhdojë me punë të palodhshme, pasi synon që një ditë të bëhet yll i njohur i futbollit. “Prej kur kam nisur të ushtroj futboll te shkolla e Rabotnickit kam patur një ëndër. Të bëhem një ditë yll i njohur i futbollit. Tani jam te Vardari dhe vazhdoj të ushtroj me të njëjtat ambicie. Shpresoj që një ditë të bëhem pjesë e ekipit të parë këtu në Maqedoni, ndërsa më pas të transferohem në ndonjë klub të njohur evropian”, deklaron Jakup Berisha. Shkupjani i vogël është tifoz i zjartë i Barcelonës dhe futbollist i tij i preferuar është Leonel Mesi. “Barcelona është ekipi më i mirë në botë dhe unë kënaqem kur shikoj si luajnë ata. Xavi, Iniesta, Fabregas, Pedro, tani edhe Nejmar. Janë të gjithë futbollistë të shkëlqyeshëm, mirëpo unë preferoj Mesin që është më i miri. Dua një ditë të shijoj edhe unë futbollin elitar në Evropë dhe shpresoj që me punë të palodhshme t’ia arrij qëllimit”, përfundoi Jakup Berisha, duke folur për ëndërat dhe qëllimet e tij. Trajnerët që kanë punuar me Jakupin e vogël kanë vetëm fjalë miradie për të dhe sipas tyre nëse ai vazhdon të punojë me rritmin e duhur, padyshim se mbetet një shpresë e madhe e futbollit të Maqedonisë, pasi ka të gjithë predispozitat për tu bërë futbollist cilësor.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *