Home / Lajme / Maqedoni / K.B ‘SHKËNDIJA BOKS’ drejt hapave të suksesit

K.B ‘SHKËNDIJA BOKS’ drejt hapave të suksesit

6 tetor-K.B SHKËNDIA BOKS-TETOVË është paraqitur me katër boksier ,tre boksier të kategorisë kadet dhe një boksier të grupmoshave junior, prej të cilave tre prej tyre kanë fituar ndërsa njëri ka pësuar dhe në bazë të fitoreve Shkëndija Boks është ekipi më i sukseshëm i javës së shtatë . Me një fjalë ekipi tetovar ka vazhduar me suksese të këtij kampionati.

Java e shtatë e boksit amator të Ligës së parë të Maqedonisë, e njohur si LIGA BARGALLA është mbajtur në palestrën sportive të shkollës së mesme të mjekësisë së Tetovës . Organizatorë teknik i këtij organizimi ishte KB Shkëndija Boks me dhe me përkrahjen materiale të Byrektoresë “Midpoint”,

tuboi aktualisht bokisrët e gjashtë klubeve më të mira në Maqedoini

“Nga paraqitja e boksierëve tone ,ne jemi shumë të kënaqur pasi që cilësia dhe fitoret nuk kanë munguar , dhe me demonstrimet dhe fitoret që tregojnë boksierët tanë u tregojmë të tjerëve se jemi një klub shumë serioz, dhe një ndër klubet më të mira pasi që shpallemi si klub më I mire dy here me radhë në garat e vitit 2013. Pozitën e tretë që e mbanim deri tani nuk është prioriteti i jonë dhe ne nuk do të ngelim aty ku jemi” ,tha Kryetari i K.B SHKËNDIA BOKS-TETOVË JUSUF HASHIMI.

K.B SHKËNDIA BOKS-TETOVË është paraqitur me katër boksier ,tre boksier të kategorisë kadet dhe një boksier të grupmoshave junior, prej të cilave tre prej tyre kanë fituar ndërsa njëri ka pësuar dhe në bazë të fitoreve Shkëndija Boks është ekipi më i sukseshëm i javës së shtatë . Me një fjalë ekipi tetovar ka vazhduar me suksese të këtij kampionati.

Kampioni i Maqedonisë të grupmoshave kadet Lulzim Ismaili, në xhiron e shtatë të kampionatit, ai kishte një luftë dominuese ndaj kundërshtarit dhe me një demonstrimin jashtë zakonisht të mire si një boksieri i klasit të parë e mposhti kundërshtarin me vendim unanim të referave me rezultat 2-0. Lulzimi jo vetëm që e fitoi kundërshtarin por fitoi edhe zemrat e publikut tetovarë, dhe lufta e tij u shpall më e mire e turneut. Lufta në grupmoshën kadet të peshës deri 57 kg boksieri Besar Garipi edhe pse humbi ai tregoi luftë të mirë. Boksieri Lulzim Bajrami grupmoshave kadet pasha deri 80 kg ,ai luftoi si një luan ku fitoi epitetin mbreti I ringut duke e mposhtur dy herë kundërshtarin me nokdaun dhe e detyroi që kundërshtari ta e pranoj humbjen me largimin e tij nga ringu. Në grupmoshat junior pasha deri 69kg boksieri Kejreman Alia edhe pse ishte I lënduar me lëndime të lehta , ai tregoi se ka zemër dhe karakter të forte ,ku dëshira e tij për fitore nuk mungoi dhe e fitoi kundërshtarin me rezultat 2-0.

K.B SHKËNDIA BOKS-TETOVË përpos luftërave zyrtare që patën në këtë garë ,u dhanë mundësi edhe boksierëve Shpend Gafuri, Durakut,Bekimit dhe Hakiut që edhe ato të kenë meçe kontrolluese apo miqësore.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *