Home / Sport / K.F. Shkëndija prezantoji strukturat e kryesisë (VIDEO)

K.F. Shkëndija prezantoji strukturat e kryesisë (VIDEO)

Dy muaj pasi që kompania ‘Ecolog’ mori nën prehërin e saj drejtimin dhe finansimin e KF Shkëndija, drejtuesit e skuadrës tetovare në një takim me gazetarë kanë prezantuar strukturat e reja të klubit.

Jetmir Bexheti kryetar i KF Shkëndija

“Dua të falemenderoj publikisht të gjithë për besimin e dhënë për të qenë në këtë post, që për mua është nder i madh por njëkohësisht edhe përgjegjësi. Shkëndija nuk është vetëm një klub futbolli, por shumë më shumë se aq. Dijmë mirë se na pret shumë punë, e dijmë se tifozeria jonë e shumtë ka pritje të mëdha, drejtuesit e klubit gjithashtu dhe ne jemi të gatshëm që me një punë të palodhshme profesionale të arrijmë të realizojmë planet tona afatgjate” tha mes tjerash presidenti i Shkëndijës, Jetmir Bexheti.

Dy muaj pasi që kompania ‘Ecolog’ mori nën prehërin e saj drejtimin dhe finansimin e KF Shkëndija, drejtuesit e skuadrës tetovare në një takim me gazetarë kanë prezantuar strukturat e reja të klubit. Bordi drejtues i kompanisë dhe ai mbikqyrës i KF Shkëndija ka vendosur që pozitën më të lartë, të presidentit të klubit t’a ndajë Jetmir Bexhetit. Drejtori i deritashëm sportiv, zvicerani Mathias Walter, në të ardhmen përveç pjesës sportive është emëruar edhe Drejtor i Përgjithshëm i klubit. Në pozitat tjera udhëheqëse janë emëruar edhe Mislim Hasipi-Drejtor Komercial, Driton Musliu-Drejtor Operativ dhe Faton Alili-Drejtor Financiar. “Dua të falemenderoj publikisht të gjithë për besimin e dhënë për të qenë në këtë post, që për mua është nder i madh por njëkohësisht edhe përgjegjësi. Shkëndija nuk është vetëm një klub futbolli, por shumë më shumë se aq. Dijmë mirë se na pret shumë punë, e dijmë se tifozeria jonë e shumtë ka pritje të mëdha, drejtuesit e klubit gjithashtu dhe ne jemi të gatshëm që me një punë të palodhshme profesionale të arrijmë të realizojmë planet tona afatgjate” tha mes tjerash presidenti i Shkëndijës, Jetmir Bexheti, në deklaratën e tij të parë si njeri i parë i skuadrës tetovare. Paraprakisht për strukturimin e rij të klubit dhe gjithë punën e bërë foli zëvendës-presidenti për zhvillim i kompanisë ‘Ecolog’, z.Lumri Bexheti. “Ju i keni përcjellur nga afër zhvillimet se si erdhi deri tek involvimi, gjegjësisht marrja në pronësi e klubit të futbollit të Shkëndija. E gjetëm në një situatë të komplikuar nga çdo aspekt. Prej atij momenti, pra që prej rreth dy muajsh ka qenë një periudhë konsolidimi në të gjitha nivelet. Dhe sot do të diskutojm ecurinë dhe gjendjen e tanishme.

Duke ju referuar edhe porosive të z. Lazim Destani, dua të them se ne kemi një rrugë të gjatë përpara në të cilën do të ndajmë eksperiencat, dhe qëllimet me një pikëfillimi të përbashkët. Me sportin, na bashkojnë vlera të shumta, të tilla si pasioni për të qenë më të më mirë çdo ditë, bindjen se faktori njeri është ai që bën ndryshimin, si dhe integrimin e kulturave të ndryshme. Pritjet që janë parashtruar nga Z. Destani në cilësinë e pronarit, ndaj menaxhmentit dhe të gjithë aktorve kyç, bazohen mbi parime vlerash si ato për fair play, dhe në planet afat gjate e të qëndrueshme”, tha Lumri Bexheti, duke vijuar. “Vëmendja jonë nuk është në numrin e golave, apo pikëve që do merren në çdo ndeshje, por në platformën që do të ndërtohet dhe që do të shërbej si shembull referimi për futbollin e vendit dhe rajonit. Mbi të njëjtat principe, ne konsiderojmë se një klub futbolli si Shkëndija nuk është vetëm një organizatë sporti, por poashtu edhe një forcë e fuqishme solidariteti, integrimi dhe kohezioni shoqëror. Dhe për më shumë besoj se zbatimi i tyre në veprimin e klubit është i dukshëm. Një nga konsolidimet që kemi bërë ësht edhe emrimi i menaxhmentit të klubit, i cili duhet potencuar se do të mbikqyret nga bordi. Për fund fare, Edhe në emër të z. Lazim Destani, dua të falemnderoj autoritet e federatës së futbollit për bashkpunimin e deri tashëm, mediat që na përcjellin, dhe shoqatën e tifozëve Ballistët për punë e tyre të palodhshme në mbështetjen e Shkëndijsë, dhe të gjithë tifot futbollit anembanë”, përfundoi Lumri Bexheti. Drejtori sportiv Mathias Walter pasi prezantoi strukturën e funksionimit të klubit në të ardhmen, shtoi se tani më ndjehet si pjesë e rëndëishme e Shkëndijës. Pasi u mbyll pjesa e prezantimit të strukturave të reja në klub, shefi stafit teknik Gjore Jovanovski dhe kapiteni Nabei Mustafi bënë rezyme të punës dhe rezultateve të skuadrës në dy muajt e kaluar. “Unë kam punuar në shumë skuadra dhe besoni se kjo është një përvojë e re për mua. Më vjen mirë që jam pjesë e këtij projekti të madh të Shkëndijës. Klubin e morëm disa ditë para fillimit të sezonit, pa përgatitje dhe pa ekip, ndërsa kryesia me një gjindshmëri të paparë solli futbollistë cilësor. Duke patur parasysh këto rrethana dikush mund mos të jetë i kënaqur me arritjet tona, mirëpo ne vlerësojmë punën e bërë. Këtë sezon kemi për qëllim të dalim në Evropë, ndërsa në të ardhmen nuk do kënaqemi vetëm me titullin e kampionit, por do të tentojmë të kalojmë këtë nivel të futbollit të Maqedonisë, për të tentuar t’i ofrohemi nivelit të vërtetë Evropian”, deklaroi trajneri i Shkëndijës, Gjore Jovanovski.

BOX: Walter: ‘Gjaku im është kuqezi’

Drejtori i Përgjithshëm i KF Shkëndija, Mathias Walter në fjalimin e tij mes tjerash shtoi se tani më ndjehet si pjesë e rëndësishme e klubit dhe se gjaku i tij është ‘kuqezi’. “Ka dy muaj që jam këtu dhe kam mësuar shumë gjëra. Shof që ka njerëz që janë në gjendje të japin gjithçka për klubin. Shkëndija ka një strategji të qartë dhe në jemi të bindur se së bashku do të arrijmë ta implementojmë në tërësi. Unë pas kësaj periudhe të kaluar që jam këtu mund të them në venët e mija nuk rrjedh gjak i kuq, gjaku im tani më është ‘kuqezi’”, deklaroi Mathias Walter, ndërsa kapiteni Mustafi në emër të ekipit u shpreh i kënaqur me kushtet që ofron kryesia e re. “Mua për herë të parë më jepet rasti që publikisht të falemenderoj kryesinë e re, kompaninë ‘Ecolog’ dhe familjen Destani. Ky është një moment i madh për Shkëndijën dhe mundësi e shkëlqyeshme që klubi të ngritet në nivel Evropian. Mundësi shumë e mirë për futbollistët e rrinjë për tu profesionalizuar në plotë kuptimin e fjalës dhe për t’iu ofruar nivelit evropian”, ishte deklarata e kapitenit Nebi Mustafi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *