Home / Lajme / Botë / Karzai: NATO shkaktoi ‘shumë vuajtje’ në Afganistan pa sjellur kurrfarë dobie

Karzai: NATO shkaktoi ‘shumë vuajtje’ në Afganistan pa sjellur kurrfarë dobie

8 tetor-Karzai, i cili nuk mund të kandidohet për mandatin e tretë në zgjedhjet presidenciale në prill të vitit të ardhshëm, sipas fuqisë së Kushtetutës, sqaroi se qëllimi i tij ka qenë të sillet “stabilitet dhe paqe” në vendin e tij, si dhe të arrijë marrëveshje për ndarjen e pushtetit me talebanët.

Presidenti afgan i vendosi në kritikë të ashpër aktivitetet e NATO-s në vendin e tij, duke e akuzuar Aleancën se ka qenë “shkaktare e vuajtjeve të mëdha”, pa sjellë kurrfarë “dobie” për shtetin e tij.

“Ne deshëm siguri absolute, përfundim final të terrorizmit”, deklaroi Karzai në intervistën për Bi-Bi-Si-në, që është dhënë në Kabul më 3 tetor, ndërsa është emituar mbrëmë.

Në vend të kësaj, “në sferën e sigurisë” forcat e NATO-s, të zhvendosura në Afganistan nga viti 2001, “shkaktuan vuajtje të mëdha, çuan në humbjen e shumë njerëzve dhe nuk sollën kurrfarë dobie, prandaj vendi nuk është i sigurt”, theksoi Karzai.

Ai precizoi se deri në vitin 2005 ka mbajtur “marrëdhënie shumë të mira me presidentin amerikan, Xhorxh Bush i riu, vit “kur u bëmë dëshmitarë të incidenteve të para, të cilat çuan deri te viktimat civilë, dhe zbuluam se lufta kundër terrorizmit nuk po bëhet atje ku duhet”.

Karzai, i cili nuk mund të kandidohet për mandatin e tretë në zgjedhjet presidenciale në prill të vitit të ardhshëm, sipas fuqisë së Kushtetutës, sqaroi se qëllimi i tij ka qenë të sillet “stabilitet dhe paqe” në vendin e tij, si dhe të arrijë marrëveshje për ndarjen e pushtetit me talebanët.

“Ata janë afganë. Aty ku presidenti afgan, qeveria afgane mund të emërojë talebanë në funksionin qeveritar, ata janë të mirëseardhur”, deklaroi Karzai. “Por atje ku populli afgan emëron njerëz përmes zgjedhjeve… talebanët duhet të marrin pjesë në zgjedhje”, shtoi ai.

Karzai në intervistë shprehu bindje se pjesëmarrja eventuale e talebanëve në pushte nuk do t’i dëmtojë gratë.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *