Home / Sport / Kasami shënon golin e vitit në Premier League

Kasami shënon golin e vitit në Premier League

Futbollistët e Palace kaluan në epërsi të parët në saje të golit të Mariappa, i cili shënoi në minutën e shtatë të ndeshjes. Por, mesfushori shqiptar Kasami u përkujdes që t’ia sillte barazimin skuadrës së tij në minutën e 20-të duke realizuar golin e sezonit në Premier Leaguen angleze, në stilin Marco Van Basten.

Skuadra e Fulhamit, ku paraqitet mesfushori shqiptar Pajtim kasapi ka shënuar fitore të thellë si mysafirë i ekipit Crystal Palace. Futbollistët e Fulhamit arritën të arkëtojnë tre pikë në kuadër të xhiros së nëntë të Premier Leagues pas triumfit me rezultat 4:1 ndaj Palace. Në fakt, futbollistët e Palace kaluan në epërsi të parët në saje të golit të Mariappa, i cili shënoi në minutën e shtatë të ndeshjes. Por, mesfushori shqiptar Kasami u përkujdes që t’ia sillte barazimin skuadrës së tij në minutën e 20-të duke realizuar golin e sezonit në Premier Leaguen angleze, në stilin Marco Van Basten. Në vazhdim të ndeshjes lojtarët e Fulhamit arritën të shënojnë edhe tre gola të tjerë me anë të Steve Sidwell (45’), Dimitar Berbatov (50’) si dhe Phillipe Senderos (55’) dhe vulosën rezultatin përfundimtar, atë të 4:1 për Fulhamin. Pas kësaj fitoreje, Fulhami tani ka dhjetë pikë dhe renditet në pozitën e 14-të të renditjes tabelore të ligës elitare angleze, ndërsa Crystal Palace mbetet në vendin e fundit me tre pikë të fituara.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *