Home / Sport / Kasami, shqiptari i gjashtë tek kombëtarja zvicerane

Kasami, shqiptari i gjashtë tek kombëtarja zvicerane

Grupit prej pesë lojtarëve shqiptarë (Behrami, Xhemaili, Shaqiri, Xhaka dhe Mehmedi) të përzgjedhur nga trajneri Hitzfeld për të luajtur për Zvicrën në ndeshjen me Shqipërinë dhe me Slloveninë, i është bashkuar edhe shqiptari i gjashtë!

Pas Behramit, Xhemailit, Shaqirit, Xhakës dhe Mehmedit, në listën e Hitzfeldit për ndeshjen në Tiranë ka hyrë edhe Kasami

Grupit prej pesë lojtarëve shqiptarë (Behrami, Xhemaili, Shaqiri, Xhaka dhe Mehmedi) të përzgjedhur nga trajneri Hitzfeld për të luajtur për Zvicrën në ndeshjen me Shqipërinë dhe me Slloveninë, i është bashkuar edhe shqiptari i gjashtë!

Fjala është për Pajtim Kasamin, struganin 21 vjeçar të Fullhamit të Anglisë. Atë trajneri e futi në kombinim vetëm pas konstatimit të gjendjes jo të mirë të mbrojtësit të jashtëm Stephan Lichtsteiner , pas një lëndimi. Sipas Hitzfeldit, me Lichtsteiner-in nuk mund të llogaritet së paku në ndeshjen që zhvillohet në Shqipëri më 11 tetor, transmeton albinfo.ch.

Megjithëkëtë ai do t`i bashkohet të hënën skuadrës në përgatitjet në Feussisberg.

Nga ana tjetër, Kasami ka luajtur të shtunën për Fulhamin kundër Stoke City, ndeshje të cilën e ka fituar 1:0 skuadra e Kasamit, ku luan edhe futbollisti tjetër i kombëtares zvicerane, Philippe Senderos.

Kasami bën pjesë në plejadën e lojtarëve kampionë botërorë nga Nigeria në kategorinë U17, në viti 2009 ku luanin edhe Shaqiri, Xhaka, etj.

Në kombëtaren zvicerane U21 ai ka luajtur 28 ndeshje ndërsa për kombëtaren A nuk është angazhuar asnjëherë deri më tash.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *