Home / Lajme / Maqedoni / Katër aksidente më shumë se vitin e kaluar (VIDEO)

Katër aksidente më shumë se vitin e kaluar (VIDEO)

Tetovë, 18 Tetor – 628 aksidente të trafikut është bilansi i aksidenteve gjatë nëntë muajve të kaluar të këtij viti në rajonin e Tetovës. Në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, ka pasur 4 aksidente më shumë.

Në këto aksidente trafiku jetën e kanë humbur 7 persona prej tyre, 3 këmbësorë, 2 drejtues të biçikletave dhe motoçikletave, si dhe dy vozitës.“56 aksidente kanë përfunduar me 56 persona rëndë të lënduar, ndërsa në 181 aksidente ka pasur 293 persona lehtë të lënduar. Shumica e aksidenteve 389, kanë qenë vetëm me dëme materiale, vlera e të cilit llogaritet rreth 24 milion denarë. Edhe në këto aksidente si vitin e kaluar shkaktarë të aksidenteve kanë qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet në rrugë, mosdhënia e përparësisë së kalimit, tejkalimi i parregullt etj…”, njoftoi Marijan Josifovski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë. Shumica e aksidenteve në këtë periudhë kanë ndodhur në rrugën e “Ilindenit”, ndërsa kritike kanë qenë edhe rrugët Tetovë-Pirok dhe Tetovë-Vollkovijë. Si ditë më shumë kur janë rregjistruar aksidentet e trafikut kanë qenë dita e mërkurë, e enjte dhe e premte. “Gjatë nëntë muajve të kaluar policia e komunikacionit në Tetovë, ka larguar nga komunikacioni 687 vetura dhe 429 drejtues të makinave. Shumica e veturave të larguar nga komunikacioni kanë qenë për shkak të skadimit të afatit të rregjistrimit, ndërsa në pjesën e vozitësve janë larguar ata që kanë drejtuar pa leje qarkullimi kurse numri është i madh i atyre që janë kapur duke vozitur nën ndikim të alkoolit”,informoi Josifovski.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *