Home / Lajme / Maqedoni / Këngëtare ilegale dhe drogë në rajonin e Strugës

Këngëtare ilegale dhe drogë në rajonin e Strugës

21 tetor-Sipas policisë kufitare, edhe gjatë ushtrimit të kontrollit të mëparshëm në këtë objekt hotelierik në Strugë janë zbuluar edhe disa shtetas të tjerë të huaj të cilët po ashtu nuk kanë pas status të rregulluar të qëndrimit dhe janë dëbuar-ekstraduar nga Maqedoni.

Policia kufitare në Strugë, gjatë ushtrimit të një kontrolli në një lokal hotelierik në Strugë, ka gjetur 3 shtetase të Serbisë, të cilat kanë qenë të angazhuara si këngëtare, për të cilat është konstatuar se nuk e kanë të rregulluar statusin e qëndrimit në Maqedoni, ndërsa janë të angazhuara ilegalisht në punë. Ato janë privuar në Stacionin e policisë në Strugë dhe ndalimi i tyre është bërë për procedurë të mëtejme.

Sipas policisë kufitare, edhe gjatë ushtrimit të kontrollit të mëparshëm në këtë objekt hotelierik në Strugë janë zbuluar edhe disa shtetas të tjerë të huaj të cilët po ashtu nuk kanë pas status të rregulluar të qëndrimit dhe janë dëbuar-ekstraduar nga Maqedoni.

Gjatë ditës së djeshme, në banesën e një qytetari që ndodhet në rrugën “Kuzman Josifovski-Pitu”, ka zbuluar dy foli të mëdha të aluminit (stanjol) me një materie të panjohur pluhur ngjyrë kafe.
Krahas kësaj, policia ka zbuluar edhe tri foli prej plasmasi të zi, një qese plasmasi, një telefon celular të markës “Samsung” dhe një vagë elektronike të markës CLA tronik.
Këto mjete janë sekuestruar dhe janë dorëzuar për ekspertizë të mëtejme, ndërsa kundër D.U do të ngrihet procedurë përkatëse-bëjnë të ditur nga policia. (M.Latifi/INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *